Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha: Audiopërgjimi i 21 janarit është i falsifikuar!

Berisha: Audiopërgjimi i 21 janarit është i falsifikuar!

Sali Berisha u shfaq sot para SPAK, duke deklaruar se audiopërgjimi i 21 janarit është i falsifikuar dhe i pabesueshëm.

Gazetarja e pyeti: Kush e ka dhënë urdhrin për të qëlluar?
Berisha u përgjigj: Ai urdhër është në mendjen tuaj.

Në lidhje me ekzistencën e audios, Berisha tha se të falsifikosh një zë është e thjeshtë dhe se imitimi mund të bëhet deri te zërat e presidentëve, duke përmendur madje edhe Barack Obamën. Ai shtoi se urdhri është i dalë pas 13 vitesh dhe se një audio e dorëzuar pas kaq kohe nuk mund të jetë besueshme: “Është zero, njësoj si shiriti i Metës.”

Berisha theksoi kështu dyshimet e tij mbi autenticitetin e provave dhe vlerësimin e tyre nga SPAK, duke e cilësuar procesin si të manipuluar./E.P-dritare.net