Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Banorët në Baks‑Rrjoll bllokojnë punimet e resortit luksoz, përplasje me policinë

Banorët në Baks‑Rrjoll bllokojnë punimet e resortit luksoz,


Sot banorët e fshatit Baks‑Rrjoll në Velipojë u përfshën në një përplasje me forcat e policisë gjatë një proteste të fortë kundër fillimit të punimeve për ndërtimin e një resorti turistik luksoz.

Protestuesit kanë ndërhyrë drejtpërdrejt në kantier, duke nxjerrë punonjësit nga makineritë e rënda, ndërsa situata ka sjellë edhe përplasje me forcat e policisë.


Prej disa orësh, punimet janë ndërprerë dhe punonjësit kanë zbritur nga fadromat, ndërsa banorët janë shprehur të vendosur për të bllokuar çdo ditë punimet në të njëjtën formë, deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Ata u kanë bërë thirrje edhe bashkëfshatarëve të tjerë që t’u bashkohen protestave.

Një ditë më parë, ata kanë protestuar pranë SPAK, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve lidhur me çështjen. Ndërkohë, banorët kanë paralajmëruar se të hënën, në orën 09:00, do të zhvillojnë një tjetër protestë pranë Prokurorisë së Shkodrës./K.C/dritare.net