Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ambasadori Soreca përshëndet vendimin e  opozitës: Reforma  të mbyllet pa vonesa. Është kusht!

Ambasadori Soreca përshëndet vendimin e  opozitës: Reforma

Vendimi i opozitës për t’u rikthyer në tryezë për Reformën Zgjedhore është përshëndetur nga politikanë shqiptarë, por veçanërisht nga ambasadorët. Përmes një postimi në Twitter, Luigi Soreca, përshëndet vendimin e Bashës. Ai shkruan se në këtë mënyrë, reforma do të mbyllet pa vonesa, pasi ajo është kusht i vendosur nga KE.

“Për t’u përshëndetur vendimi për të rifilluar punën ndër-partiake për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Ajo shërben për interesin më të lartë të Shqipërisë dhe kontribuon për të përfunduar këtë reformë të rëndësishme pa vonesë, në mënyrë që të përmbushë kushtin e vendosur marsin e kaluar Komisioni Europian", shkruan Soreca./L.F-dritare.net