Yuri Kim përshëndet vendimin e Bashës: Presim që të tjerët të veprojnë njësoj!
E Premte 22 Maj 2020, 15:03
Dritare.net
Ambasadorja amerikane Yuri Kim, përmes një postimi në Twitter, ka përshëndetur vendimin e kreut të PD, Lulzim Basha, për të mos u larguar nga reforma dhe për ta përfunduar atë.
“Ne mirëpresim vendimin e Kryetarit të PD Lulzim Basha për të përfunduar reformën zgjedhore. Ne mezi presim liderë të tjerë që tregojnë udhëheqje të ngjashme”, shkruan Kim.
Kreu demokrat Lulzim Basha ka dalë sot në një komunikim me gazetarët, pas takimit me ekspertët e PD për Reformën Zgjedhore. Ai tha se opozita nuk do ta braktisë tryezën për reformën zgjedhore./L.F-dritare.net