
Ambasada Amerikane: Edit Shkreli, krenarë për arritjen e jashtëzakonshme!
E Diel 10 Dhjetor 2023, 14:02
Dritare.net
Ambasada Amerikane në Tiranë uron shqiptaren e parë gjyqtare në Gjykatën Civile të Nju-Jorkut. Përmes një postimi në Facebook, Ambasada shkruan:
"Urime Edit Shkrelit, shqiptaro-amerikanes që bëri histori si gjyqtarja e parë me origjinë shqiptare në New York. Ambasada e SHBA është krenare për sukseset e jashtëzakonshme të shqiptaro-amerikanëve.", thuhet në postimin e ambasadës.
Dritare TV pati ekskluzivitetin e transmetimit live të ceremonisë që ishte një ditë e rëndësishme jo vetëm për Editin, por për emrin e shqiptarëve, kudo ata janë. Ndiqeni ceremoninë në kanalin youtube Rudina Xhunga dhe DritareTv. Kudo je ti, ka Shqipëri. Që gëzohet, kur ti shkëlqen./K.C/dritare.net

















