
Ajola Xoxa thirret në SPAK, do të merret në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm!
E Hënë 5 Maj 2025, 10:10
Dritare.net
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, është thirrur për t’u marrë në pyetje në SPAK.
Ajo pritet të mbërrijë në SPAK në orën 10:30 dhe do të merret në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm.
Ajola Xoxa është në hetim në dosjen e Erion Veliajt dhe ndaj saj GJKKO ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje./E.P-dritare.net

















