Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

A janë të shëndetshme kokoshkat? Ja çfarë thonë ekspertët

A janë të shëndetshme kokoshkat? Ja çfarë thonë

Kokoshkat janë një snack perfekt sidomos tani në verë kur mblidhemi në shtëpi për të parë ndonjë film. Po a janë të shëndetshme ato? Ja çfarë thonë ekspertët?

Kjo varet nga mënyra se si i përgatisim. Nëse i bëni në tenxhere vetëm me vaj dhe jo me gjalpë, atëherë, po, janë të shëndetshme. Më konkretisht, një filxhan kokoshka përmban vetëm 30-35 kalori. Prandaj, edhe nëse konsumoni 3-4 tase kokoshka, nuk devijoni nga dieta juaj e shëndetshme ditore. Përmbajnë fibra dhe krijojnë ndjenjën e ngopjes midis vakteve duke ndihmuar tretjen e ushqimit.

A janë të shëndetshme kokoshkat? Ja çfarë thonë

Në të njëjtën kohë, është një ushqim i pasur me antioksidantë. Ka polifenole, një lëndë ushqyese që gjendet në shumë fruta dhe perime që luftojnë inflamacionin.

Kokoshkat e bëra në një tigan me vaj janë alternativa tjetër më e shëndetshme dhe zgjidhja më e zakonshme dhe e lehtë për ata që duan të hanë kokoshka. Alternativa më e mirë për të bërë snacks është të zgjidhni vaj ulliri. Kini kujdes mos e teproni me kripën.

A janë të shëndetshme kokoshkat? Ja çfarë thonë

A janë të shëndetshme kokoshkat e paketuara?

Për të parë nëse kokoshkat e paketuara janë të shëndetshme, duhet të lexojmë përbërësit që shkruhen në to. Shihni mirë sa sheqer dhe kripë përmbajnë ato, po ashtu edhe me çfarë vaji janë bërë. Vajrat më të mira janë ato bimore, siç është vaji i avokados. Nëse thotë se është pjesërisht i hidrogjenizuar, atëherë mos e blini./K.C/dritare.net