
A është e vërtetë që disa nga infermierët u nisën pa lejen e prindërve? Ja përgjigjia e Ramës për gazetaren italiane!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm dha një intervistë për RAI 3, ku u diskutua për mjekët shqiptarë që kanë shkuar në Itali. Gazetarja e pyeti Ramën nëse ishte e vërtetë që disa infermierë ishin nisur pa lejen e prindërve. Shefi i qeverisë u përgjigj duke thënë se ishte e vërtetë dhe se këtë gjë e kishte mësuar në aeroport.
Gazetarja: Disa prej tyre u nisën pa lejen e prindërve, e vërtetë është kjo?
Rama: Po në fakt, ma kanë thënë këtë gjë vetëm në aeroport. Po t’u kishim thënë prindërve më thanë, s’do na kishin lënë, kështu që thamë t’i marrim kur të jemi në Itali.
Gazetarja: Ne ju sigurojmë se do kujdesemi për ta, ju na ndihmuat dhe ne do ua shpërblejmë. U themi prindërve të tyre që do kujdesemi shumë mirë për ta./E.B-dritare.net

















