Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama për Rai 3: Ndihmuam Italinë me mjekë sepse është shtëpia jonë!

Rama për Rai 3: Ndihmuam Italinë me mjekë sepse është

Kryeministri Edi Rama, në një lidhje live me televizionin italian Rai 3, ka treguar se çfarë e ka shtyrë të dërgojë në Itali 30 mjekë dhe infermierë. Ai gjithashtu u ka dhënë një mesazh shteteve europiane

“Gjithçka erdhi shumë natyrshëm (dërgimi i personelit mjekësor në Itali). Atë që po ndodhte në Itali, duke e parë në televizor, duke ndjerë dhimbjet e atij populli, thamë, që më mirë të dëgjojmë Nënë Terezën që thoshte; ‘Në vend që të mallkosh errësirën, ndiz një qiri’. Ne e ndezëm një. Ishte një ide që unë ia thashë presidentit italian. Më pas ai tha se do të ishte fantastike. Kishim dhe disa dyshime se ata nuk do të ishin shumë të gatshëm që të shkonin në këtë luftë, por të gjithë u përgjigjën pozitivisht menjëherë. Madje kishte dhe nga ata që nuk ia kishin thënë prindërve. Ma thanë në aeroport, që “nëse do ua thoshim prindërve, s’do na linin. Do na mbyllnin derën”, tha Rama.

Rama për Rai 3: Ndihmuam Italinë me mjekë sepse është

Rama foli dhe për pamjet e eksodit shqiptar pas rënies së diktaturës, ku qytetarët zbarkuan në brigjet e Italisë. Më tej ai tha se Italia është shtëpia jonë, jo një shtëpi në botë.

“Ato ishin ditë të paharrueshme të një vuajtje, pasi dilnim nga diktatura e 50 viteve. Vinim nga detit. Përveç episodeve që përjetuam kudo në botë, të urrejtjes, Italia, nga mikpritja, na adoptoi. Është shtëpia jonë. Nuk është një shtëpi diku në botë që digjet por shtëpia jonë. BE për ne është një hapësirë qetësie. Ta shohësh Italinë në këtë situatë, të bën keq, por jemi para një armiku që ka sulmuar botës, të gjithë. Shtëpia jonë e përbashkët që po digjet, nuk duhet të rrimë në dhomën tjetër. Njerëzit duhet të rrinë në shtëpi, por shtete duhet të luftojnë bashkë. Nuk fitohet një luftë kështu nëse shtetet rrinë në shtëpi si qytetarët.”, tha Rama.

/E.B-dritare.net