Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

22 kompani vere shqiptare në Beograd/ Rama sjell vlerësimet e kompanive: Panaire të tilla na duhen!

22 kompani vere shqiptare në Beograd/ Rama sjell vlerësimet e

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video përmbledhëse nga panairi i verërave që u mbajt në Beograd.

Në këtë video, Rama shfaqet duke u takuar me përfaqësues të kompanive shqiptare që u prezantuan në Serbi. Këta të fundit kanë treguar opinionet e tyre për këtë panair, ku kanë qenë të mendimit se një panair i tillë është shumë i nevojshëm për të kuptuar tregun ballkanik.

“Pjesëmarrja ka qenë e madhe, mundësia për partneritet ka nisur që ne ditët e para, jemi në rrugë të mbarë të Open Ballkan”,

Ne jemi shumë me lart, edhe pse të tjetër nuk duan ta pranojnë”.

“Kemi zonë të mrekullueshme, jemi një nga perlat ballkanik, ne kemi gjëra të shijshme, që vlerësohen, jemi munduar që të bëjmë maksimumin, do ecim akoma më mirë sa të gjithë do na kenë zili”.

“Panairi të ndihmon për mënyrën se si do të ndihmon që të përballesh me një treg më të gjerë, se si do të sillet klienti, është e nevojshme dhe në këto momente, jemi në Ballkan dhe me fqinjët do shesim, mendojmë që është goxha arritje”.

“Bota po e kthen kokën nga ne, po e bëjmë punën me dashuri dhe kemi një produkt shumë unik për t’iu ofruar atyre që duan verën”, tregojnë përfaqësues të ndryshëm të kompanive të verërave./M.K/dritare.net