Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

21 Janari/ Spartak Ngjela: Berisha para përgjegjësisë penale!

21 Janari/ Spartak Ngjela: Berisha para përgjegjësisë penale!

Në një intervistë për emisionin “Intervista e Ditës” në DritareTV, avokati Spartak Ngjela komentoi çështjen e 21 janarit 2011, ku humbën jetën katër protestues para Kryeministrisë.

Ngjela komentoi rolin e ish-kryeministrit Berisha në ngjarje:

“Këtu flitet për përgjegjësi penale. Janë vrarë katër persona dhe nga zyra e tij është dhënë urdhri.”

Ai theksoi se çështja tashmë është në duart e SPAK, dhe shprehu besimin e tij për drejtësinë:

“SPAK nuk drejtohet nga ne, por nga ekspertët ndërkombëtarë. Kanë ardhur për të ndihmuar Shqipërinë dhe thanë: “Ne do t’ia heqim korrupsionin Shqipërisë.” Këtu ka pasur një korrupsion gjigant? Media e di, çdokush tjetër e di. Ky është një shtet që ka qenë i mbytur nga korrupsioni. SPAK-u po bën punën e vet sepse ka ka ministra të pandehur, është ish-kryeministri i pandehur. Tani kanë filluar edhe gjykimet, dhe do të shohim se çfarë dënimesh do të ketë.”/K.C/dritare.net