Na ndiqni edhe në

Modë

Nëse nuk zbaton këto rregulla s’do bëhesh kurrë i suksesshëm

Nëse nuk zbaton këto rregulla s’do bëhesh kurrë i
Këto rregulla do t’ju ndihmojnë, të arrini qëllimet tuaja më shpejt dhe me më shumë siguri. Ne të gjithë e kemi zërin e brendshëm, që ndonjëherë na thotë se nuk do të arrijmë t’ia dalim. Apo se ju nuk e meritoni një sukses, që nuk keni ato që duhet apo se është shumë vonë. Nëse e dëgjoni këtë zë të brendshëm do të filloni ngadalë ta besoni.

Besimi.  Beso shumë në vete, bindshëm puno në jetë dhe mos u lëkund  në punën që kryen

Durimi. Duro deri në shkallën më të lartë. Pasi që durimi është gjëja më e vështirë. Pas çdo vështirsie vjen një lehtësim“.

Vendosni objektiva që ju motivojnë. Kur i vini vetes objektiva, është e rëndësishme që ato t’ju motivojnë. Kjo nënkupton që ato duhet të jenë të rëndësishme për juve dhe që të shihni një vlerë në arritjen e tyre. Nëse keni pak interes në atë që synoni të arrini, atëherë keni shumë gjasa të hiqni dorë. Motivimi është çelësi për të arritur synimet.

Shkruajini synimet. Akti fizik i të shkuarit një synim e bën atë më të vërtetë dhe më të prekshëm. Nuk keni asnjë justifikim për ta harruar atë. Shkruajini sipas formulës “unë do të arrij” dhe jo “do të më pëlqente që të arrij”. Kështu ju do të përfytyroni atë që dëshironi dhe kjo ju motivon

Hartoni plan. Përqendrohuni te rezultati dhe hartoni një plan që do t’ju çojë drejt suksesit të qëllimit tuaj. Vetëm duke pasur hap pas hapi strategjinë tuaj atëherë do të kapërceni çdo vështirësi që ju del përpara.

Përmbajuni planit. I gjithë procesi duhet të shkojë zinxhir. Që nga zbulimi i asaj që doni deri te arritja duhet të vazhdoni të luftoni për dëshirat dhe synimet tuaja duke iu përmbajtur asaj që dëshironi të arrini. Mos hiqni dorë lehtë dhe çojeni deri në fund!

Puna dhe këmbëngulja shpërblehen gjithnjë Puna duhet të jetë pjesë e pandashme e jetës tënde. Duhet të punosh vazhdimisht . Duhet të dish të planifikosh ditën dhe vetë jetën. Çdoherë duhet të punosh me orar të planifikuar.

Koha. Më shumë se bota  dhe më shumë se universi vlen. Nesë je shfrytëzues i sakt i saj, tashmë ke kuptuar qëllimin e jetës.

Saktësia. Problemet janë pjesë e jetës sonë. Ne duhet të jemi llogaritës të shpejt , por të sakt. Mos lejo që një problem të zgjatë shumë, mundohu çdo gjë të zgjidhësh shpejtë dhe sakt.

Suksesi është destinacion. Rruga drejt suksesit nuk është pa pengesa. Ne mund të jemi mirënjohës kur rrugët tona nuk shkojnë përherë drejt. Ndonjëherë rrugët pa kthesa janë të mërzitshme dhe nuk përbëjnë sfidën e duhur për të ecur përpara. Përqafoni çdo shans që keni për të kaluar kohë në “rrugica” të vështira. Shpesh gjërat më të mira në jetë zbulohen kur merrni një rrugë të pazakontë.