Vrasja në bllok/ Zbulohet emri i personit në kërkim: vetëdorëzohet në Polici
E Diel 25 Nëntor 2018, 21:09
Dritare.net
Dorëzimi ka qenë vullnetar, në momentin që ai ka marrë vesh se ka qenë i kërkuar për ngjarjen e Bllokut.
Ajaks Boshnjaku rezulton se ka pasur lidhje miqësore me Ervin Matën, partneri i këngëtares së njohur Elvana Gjata.

Ajaks Boshnjaku, një emër i padëgjuar para ngjarjes që ndodhi në ish-Bllok. Urdhër arresti për të u firmos nga prokurorët Kreshnik Ajazi e Artan Lulo, pasi ka dyshime të jetë i përfshirë në krimin që tronditi kryeqytetin.
Nga hetimet rezulton se Boshnjaku ka qenë i pranishëm në lokal në momentin kur komandoja Meviol Bilo iu kundërpërgjigj sulmit me armë nga Fabian Gaxha, duke lënë të vrarë këtë të fundit dhe duke plagosur Ervis Martinajn e Elio (Esmerald) Hato./A.C/dritare.net