Ndahet nga jeta aktori i njohur Vegim Xhani
Dritare.net
Vegim Xhani e filloi punën si aktor profesionist në Estradën e Tiranës në vitin 1976, ku vazhdoi derisa doli në pension. Interpretoi role të larmishme në teatrin e Estradës, si komedi të shkurtra, skeçe, monologë, dialogë, pantomima. U dallua sidomos në parodi, ku shfaqi aftësi vokale e muzikore, duke u bërë një nga aktorët më të pëlqyer të kësaj gjinie.
Rolet më të spikatura të tij, kanë qenë ai i rojës ballist në dramatizimin e poemës "Epopeja e Ballit Kombëtar", më 1972, si dhe ajo e katundarit, në komedinë "Revolja e humbur", të Koço Devoles, më 1995.
Vegim Xhani ka luajtur edhe në tre filma: “Kur hiqen maskat” (1975), “Vajzat me kordele të kuqe” (1978) dhe “Shtigje Lufte” (1974).
Së bashku me aktorë të tjerë të njohur të Estradës së Tiranës, Xhani ka interpretuar pas vitit '90 në disa telefilma. Një ndër to është edhe edhe telefilmi “Revolveri”.
Homazhet në nder të tij, do të mbahen ditën e premte në ambjentet e Qendrës Kulturore Tirana (Teatri Metropolit) gjatë orarit 10:00 -12:00!/dritare.net