
Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet përsëri nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Në këtë mënyrë për ditën e hënë dhe të martë moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri të dendura më të theksuara në relievet malore në lindje. Për ditën e hënë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu në relievet malore në veri ndërsa për ditën e hartë reshjet e shiut shtrihen edhe në lartësitë kodrinore. Këto reshje do të jenë kryesisht më intensitet të ulët, por nuk do të mungojnë edhe shtrëngatat afatshkurtra.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, duke filluar nga dita e mërkurë moti parashikohet kryesisht i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar. Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Për ditën e enjte në zonën e jugperëndimit dhe ditën e premte në veriperëndim reshjet parashikohen me intensitet deri dhe të lartë./K.C/dritare.net

















