Na ndiqni edhe në

Moti

Plane për fundjavë? Ja si parashikohet moti!

Plane për fundjavë? Ja si parashikohet moti!

Shqipëria pritet të përjetojë një fundjavë tipike vjeshtore me mot të kthjellët dhe temperatura të larta për këtë periudhë. Sipas parashikimeve meteorologjike, dita e shtunë do të jetë me diell në të gjithë vendin, me temperatura që në zonat e ulëta dhe bregdetare do të arrijnë deri në 31-32°C, ndërsa në orët e mbrëmjes dhe natës do të zbresin në rreth 15-16°C.

E diela do të vijojë me të njëjtat kushte, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të ngjashme, me vlera maksimale deri në 31-32°C dhe minimale rreth 15-16°C. Në zonat malore, netët do të jenë pak më të freskëta, ndërsa përgjatë bregdetit moti do të mbetet i ngrohtë dhe ideal për aktivitetet në natyrë.

Meteorologët theksojnë se nuk parashikohen reshje gjatë fundjavës, çka e bën këtë periudhë të favorshme për pushime, udhëtime apo aktivitete në ambiente të hapura. Kujdesi ndaj diellit dhe hidratimi mbeten të rekomanduara, sidomos në orët e mesditës kur rrezatimi diellor mbetet ende i lartë./K.C/dritare.net