Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Meti i BB: Emri i vajzës sime, më i bukuri që kam dëgjuar

Meti i BB: Emri i vajzës sime, më i bukuri që kam dëgjuar
E filloi me “Big Brother” ku mori famë dhe vazhdoi me televizionin ku akoma qëndron fort si një nga moderatorët më të suksesshëm të gjeneratës së re. Meti Alshiqi së shpejti pritet të bëhet baba, pasi bashkëshortja e tij, e cila jeton në Suedi, do të sjellë në jetë fëmijën e parë të tyre, që është vajzë. Në këtë bisedë për ”Panorama plus”, Meti rrëfen momentet kur e ka mësuar që do bëhet baba, si e kanë pritur familja lajmin e deri te planet për të ardhmen.

Tashmë ke mësuar se do bëhesh baba, je përgatitur si do e presësh apo thjesht do jesh spontan?

Është një ndjenjë shumë emocionuese dhe një moment që asnjëherë në jetën time nuk jam ndier kështu. Kur e kam kuptuar se gruaja është shtatzënë, ajo u kthye në ndjenjën më të mirë të jetës sime. Ndoshta jam personi që kam marrë më së shumti mësime, sepse kam 5 motra e 3 vëllezër, të gjithë të martuar e me fëmijë, si të mos kisha mësuar se si rritet fëmija dhe kujdesi ndaj tyre (qesh).

Po familja jote si e priti?

Familja ime normalisht e ka pritur shumë mirë, ka qenë një lajm i mirë për mua dhe familjen, sepse është gjë e mirë të shtohet numri i familjes.

Ka qenë ardhje e planifikuar apo befasi?

Me thënë të drejtën ka qenë e planifikuar, por është Zoti ai që të gëzon me fëmijë dhe një dhuratë që e duan të gjithë njerëzit e kësaj bote.

Keni vendosur ku do jetoni më pas, në Kosovë apo në Suedi?

Akoma s’e kam menduar se ku do të jetoj, por kudo qoftë, në Suedi apo Kosovë, është perfekte për mua, thjesht të jetoj një jetë normale dhe të lumtur me familjen time.

Po shtëpinë e keni rregulluar, dhomën e bebit..?

Bashkëshortja ime jeton në Suedi dhe atje do të lindë, kështu që jemi gati si me dhomë e me çdo gjë që i nevojitet bebit.

Po për emrin, keni vendosur?

Mund të them vetëm që emri që do të mbajë, është emri më i bukur që kam dëgjuar.

Do na e zbulosh gjininë e bebit?

Është vajzë.

Do ketë ndonjë ceremoni zyrtare pas lindjes së fëmijës?

Besoj që do të ketë ceremoni, sepse është fëmija i parë dhe normal familja e ngushtë.

Çfarë do ndodhë më pas, ku do vazhdojë Meti dhe cilat janë planet?

Më pas jeta vazhdon njësoj…

Planet? …

Së shpejti vjen emisoni më i mirë që do të udhëhiqet nga unë, një shou program.

ME-300x158