Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Manastirliu në qendrën shëndetësore të plazhit të Tales: Shërbimi gjatë gjithë ditës

Manastirliu në qendrën shëndetësore të plazhit të
Për herë të parë pranë plazhit të Tales në Lezhë është hapur një qendër shëndetësore verore në shërbim të pushuesve të shumtë ditorë që frekuentojnë këtë plazh. Ministrja Manasirliu pa nga afër qendrën shëndetësore të Tales, e cila ofron shërbim 12 orësh.

“Nisur nga nevoja që ka patur vitin e kaluar dhe kërkesat e vazhdueshme për shkak të frekuentimit të lartë ditor të plazhit të Tales vendosëm hapjen e kësaj qendre verore si dhe vendosjen e një autoambulance fikse në zonën e plazhit. Janë 26 qendra verore që janë në dispozicion të pushuesve 24/7 në zonat turistike, për një sezon turistik të sigurtë”, tha Manastirliu.

Qendra shëndetësore e Tales, sikurse çdo qendër shëndetësore verore është e furnizuar me të gjitha medikamentet bazë për çdo rast urgjence. Përveç qendrave verore, është rritur numri i autoambulancave që janë vendosur në dispozicion të pushuesve këtë vit.

“Janë 17 autoambulanca të stacionara në zonat turistike më të frekuentuara, të cilat janë të pajisura për herë të parë me të gjitha mjetet e nevojshme jetëshpëtuese. Nga ana tjetër kemi përforcuar shërbimin në spitalet pranë zonave turistike dhe i gjithë shërbimi po koordinohet nga urgjenca kombëtare”, tha Manastirliu.

Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po vijon edhe procesin e dezinsektimit pranë zonave turistike.

Deri tani janë kryer rreth 40 trajtime nga veriu në jug të vendit dhe ky proces do të vijojë deri në muajin shtator, për të garantuar një sezon turistik të sigurtë.V.D/Dritare.net/

Qendra Shendetesore Verore
Valbone
Razem
Tamarë
Theth
Velipoje
Shengjin
Tale
Gjiri i Lalzit
Currila
Durres Plazh
Shkembi i Kavajes
Golem
Mali i Robit
Divjake
Darezes
Zvernec
Vlore  Plazhi Vjeter
 Radhime
Drimadhes
Himare
Qeparo
Borsh
Ksamil 1
Ksamil 2
Pogradec
Kala e Dodës

Vendqendrimet  e autoambulancave
Valbone
Theth
Tamarë
Tale
Velipoje
Shengjin
Divjake
Gjiri i Lalzit
Darezeze
Vlore Plazh I vjeter+Zvernec
Uji I ftohte+Radhime
Dhermi
Jale
Orikum
Borsh
Sarande
 Himare