Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mami do iki në Amerikë për dy vjet, Irini Qirjako surprizohet live në emision: Ç'qe kjo bombë për mua!

Mami do iki në Amerikë për dy vjet, Irini Qirjako surprizohet
E ftuar në E Diell, e bija e këngëtares Irini Qirjako, përmes një video mesazhi, njoftoi të ëmën se do të shkonte për dy vjet në Amerikë, për një punë që i ishte njoftuar. E tronditur, këngëtarja tha se kjo ishte një deklaratë bombë për të, pasi nuk dinte asgjë për këtë temë.

"Unë nuk di asgjë për këtë, por më ra si bombë. Megjithëse nuk e besoj shumë se ju gazetarët çfarë nuk kurdisni. Ajo të shkojë ku të dojë, por besoj që do të ma kishte thënë", u shpreh Qirjako. Por vetëm pas disa minutash, fatmirësisht gazetarët nuk e zgjatën shumë lojën, i thanë se kjo është vetëm një shaka. Vetëm në këtë moment këngëtares iu rikthye buzëqeshja./L.F-dritare.net