Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

LSI përjashton deputetin Përparim Spahiu, doli kundër reformës në drejtësi

LSI përjashton deputetin Përparim Spahiu, doli kundër

Grupi i LSI-së theksoi se qëndrimi i deputetit Spahiu është personal. Për këtë çështje grupi i LSI-së u mblodh sot rreth orës 11:00, ku vendosi që të përjashtojë deputetin Spahiu.

Dy ditë më parë, deputeti i LSI-së Përparim Spahiu foli për rëndësinë e sovranitetit në përgjithësi, duke u fokusuar më pas tek çështja konkrete që lidhet me vetingun, për të cilën ai lë të kuptojë se e udhëhequr nga ndërkombëtarët do të çojë në një shkelje të sovranitetit të vendit.

“E kuptoj dhe jam dakord që sovranitetin e vendit tonë të përbashkët duhet ta ndajmë me NATO, me KE, shpresoj dhe me BE! Por nuk jam gati të votoj ndarjen e sovranitetit me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit! Çfarë përfaqësojnë këta?!!”, – shkroi Spahiu.

Por çfarë është Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit që kundërshton deputeti i LSI-­së? Në draftin e ndryshimeve kushtetuese që është dorëzuar në parlament, në aneksin e procesit të vetingut, në nenin “B” thuhet se kjo strukturë e përbërë nga ekspertë të huaj do të përzgjedhë nga vendet e tyre gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët do të bëjnë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.

“Operacioni ndërkombëtar i Monitorimit do të mbështesë procesin e rivlerësimit nëpërmjet monitorimit dhe mbikëqyrjes së gjithë procesit. Ky operacion përfshin partnerët në kuadër të procesit të integrimit europain dhe bashkëpunimit euroatlantik dhe udhëhiqet nga Komisioni Europian”.