Na ndiqni edhe në

Sport

Lorik Cana merr pozicion të rëndësishëm tek Kombëtarja Shqiptare

Lorik Cana merr pozicion të rëndësishëm tek Kombëtarja
Lorik Cana do të jetë numri dy i Kombëtares Shqiptare, zv/trajner bën me dije se Cana për këtë post ka marr pëlqimin e presidentit Duka dhe trajnerit De Biasi.

Prezantimi i Canës në detyrën e re do të ndodh gjatë muajit Mars kur ekipi Kombëtar do të grumbullohet për ndeshjen ndaj Italisë.

Cana ka kryer edhe kursin e trajnerëve disa muaj më parë dhe është I plotësuar nga ana profesionale për këtë post. Ish-kapiteni kuq e zi i dha lamtumirën futbollit dhe Kombëtares pas mbarimit të kampionatit evropian të Francës. Cana vuan nga një sëmundje në zemër çka nuk e lejon që të luaj futboll me ritëm të lartë.

Fillimisht u përfol se Ervin Bulku do të zinte vendin e lënë bosh nga Tramezzani, por ky version është hedhur poshtë, gjithsesi pritet edhe një njoftim zyrtar për këtë vendim që është marrë për Lorik Canën.