Limaj: Të gjitha produktet e Shqipërisë të futen në Kosovë
Dritare.net
“Le të fillojmë me hapja e zyres në portin e Durrësit, le të fillojmë me largimin e licensave, le të fillojmë me arritjen e marrëveshjes edhe pse e pesta në radhë kjo mbledhje.
Nuk është lehtë për një treg të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë. Nqf se një biznes në Gjirokastër edhe në Prishtinë e njëjta gjë është, me të njëjtat masa ekonomike, nuk duhet që ketë dalllime. Por ka plot artikuj ku ka shumë dallime, pa juve nuk mund të bëhet një treg. Për shembull birra e Kosovës që shitet te ju, ndërsa birra e Shqipërisë që shitet te ne.
Ju keni qindra dhoma të biznesit, Kosova ka 7 a 8 të tilla. Është me interes për mua për të dëgjuar shqetësimet që ne kemi ngecur në këto fusha, ka ardhur propozimi nga kryeministri Rama që të arrihet një heqje tarifash. Dy qeveritë tona duhet të marrin një vendim, jo të kalojnë me fjalë kështu. Unë jam shumë i përkushtuar që ta shoh këtë punë deri në qershor se sa prishet interesi i Kosovës me Shqipërinë. Ne s’kemi mujt për 20 vite të kemi një kompani të përbashkët, por vijnë të huaja si në Prishtinë dhe Tiranë. Apeli im është të gjitha produktet shqiptare të futen në tregun e Kosovës, është tregu juaj”, tha Fatmir Limaj./ I.M-Dritare.net