

Receta e rekomanduar këtë mëngjes janë qoftet me kungull, të cilat përveç se gatuhen lehtë kanë edhe shije të mrekullueshme.
Kjo pjatë po ashtu do të preferohet nga gjithë familja, si shërben si një burim i mirë për vlera ushqyese në mëngjes.
Përbërësit:
2 kunguj të grirë
2 lugë gjelle miell
25 gr parmigiano
1 lugë vaj ulliri
Përgatitja:
Fillimisht në një enë hedhim kungujt, miellin dhe parmigianon. Më pas me masën e krijuar formoni topa të vegjël dhe më pas rrafshojini. Nga ana tjetër, në një tigan shtoni vaj për skuqje dhe qërini qoftet për 2-3 minuta derisa të marrin ngjyrë kafe të artë.
Ju bëftë mirë!/M.K-dritare.net

















