
Propozimi i Dritare.net/ Menyja tradicionale për Vitin e Ri!
Dritare.net
Dritare.net ju sjell një propozim menyje tradicionale për Vitin e Ri. Për të gjitha ju amvisa që nuk dini se çfarë të gatuani për darkën e ndërrimit të vitit, ku ka më mirë se të befasoni familjarët tuaj me një tavolinë të mbushur me pjata të shijshme. Atë shije të cilën çdo brez duhet ta provojë e ruajë.
Propozim menyje tradicionale për Vitin e Ri!
1-Në vend të parë padyshim që është përsheshi me gjelin e detit.
2-Meze shqiptare:
Djathë i bardhë
Djathë kaçkavall
Vezë e zier
Salcë shakulli
Lakër turshi
Spec turshi
Sallam,
Qofte
3. Qofte me mish e patate ( Dibër)
4. Kërnacka Korçe
5. Dollma/sarma me mish të grirë
6. Qofte Korçe me qepë në tavë
7. Patate të ziera me qepë të marinuara, piper të zi
8. Mazë e zier (Malësia e Madhe, Nikaj Mërtir)
9. Qifqi (Gjirokastër Përmet)
10. Byreçka me vezë e gjizë
11. Përvëlak (Korçë)
12. Kaposh deti me përshesh dhe arra (Labëri)
13. Pulë me arra dhe trahana (Dibër)
14. Tavë Krapi Shkodre
15. Mantija Kosove
16. Fruta: mollë të kuqe, jeshile, të verdha, portokaj, mandarina, ftoj.
17. Fruta të thata: palafike, bajame, lajthi, arra, bukëfiqe
18. Pije: verë e kuqe, bardhë, Raki, lëng thane, boronicë, dredhëza, ftua.
19. Ëmbëlsira: bakllava, kadaif, shëndetlie, reshedi./K.C/dritare.net

















