Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Si të kuptoni çfarë bën djali juaj online!

Si të kuptoni çfarë bën djali juaj online!

Vrasja e Charlie Kirk është një kujtesë e fortë se shumë djem të rinj po përballen me probleme dhe kanë nevojë për mbështetjen tonë.

Nga Julie Jargon-The Wall Street Journal

Kur një djalë i ri përfshihet në një ngjarje të dhunshme ose vetëvrasje, prindërit shpesh pyesin: Çfarë shenjash nuk vumë re? Çfarë mund të bënim për ta ndihmuar?

Psikologët thonë se shumë djem ndihen të humbur sepse shoqëria ka pritshmëri të ndryshme për gjininë mashkullore, shkollat nuk janë të përshtatshme për ta dhe shumë prej tyre nuk janë aktivë në universitet ose punë.

“Djemtë janë të ngujuar mes tri gjërave: asaj që shoqëria thotë për gjininë mashkulloren, asaj që e dinë vetë se çfarë do të thotë të jesh burrë i mirë, dhe idesë së shtrembëruar të meshkujve toksike, që thotë se burrat janë të këqij dhe të dhunshëm,” thotë Michael Kimmel, profesor emeritus në Stony Brook University.

Shumë djem ndihen të vetmuar dhe e gjejnë përkatësinë online, por shpesh në mënyra që ushqejnë zemërimin ose agresivitetin e tyre.


Shenjat që duhet të vëreni:

Tërheqje sociale: Nëse djali juaj kalon më shumë kohë i vetëm online sesa me miqtë, kjo është një shenjë shqetësuese.
Ndryshime në sjellje: Nëse fle dhe ha më pak ose më shumë se zakonisht, ose ka rezultate më të dobëta në shkollë dhe sport, mund të ketë probleme.
Humbje interesi: Nëse nuk e shijon më atë që më parë e bënte të lumtur, si sporti ose lojërat online, mund të jetë shenjë depresioni.
Irritueshmëri: Pak irritim është normal, por nëse është vazhdimisht i irrituar ose agresiv, kjo është alarmante.
Përmbajtje shqetësuese online: Kontrolloni faqet që viziton, si Discord, Reddit apo X (Twitter). Nëse ndjek njerëz me ide ekstreme ose poston gjëra shqetësuese, duhet të jeni vigjilent.
Mos iu afroheni si ekspert, bëni pyetje të hapura. Nëse sheh një meme që ai e mendon qesharake, thoni se nuk e kuptoni dhe lëreni të shpjegojë.


Si të flisni me të:

Lejoni që ai t’ju mësojë: Pyeteni si funksionon Discord, çfarë shikon online, etj.
Jepni kontroll: Nëse nuk do të hapet menjëherë, lërini dyert hapur që të vijë te ju kur të jetë gati.
Ofrojini dikë tjetër: Nëse jeni të shqetësuar, sugjeroni të flasë me një të rritur të besueshëm, si terapist, mësues ose familjar.
Inkurajoni të reagojë: Nëse di dikë që mund të rrezikohet, tregoji që të flasë me një të rritur të besueshëm. Nuk është “denoncim”, por një veprim që mund të shpëtojë jetë./K.C/dritare.net