Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Çfarë të bësh nëse dikujt pranë teje i bie të fikët!

Çfarë të bësh nëse dikujt pranë teje i bie

Ndodh që njerëzve t’u bjerë të fikët edhe pa ndonjë shkak. Por ka disa gjendje shëndetësore që rrisin rrezikun e të fikëtit. Për shembull, grave shtatzëna mund t’u bjerë të fikët sepse dehidratohen lehtë dhe njerëzit që kanë përjetuar një frikë ose dhimbje mund ta humbasin vetëdijen për një periudhë të shkurtër kohe. Është e vështirë ta kuptosh nëse dikujt po i bie të fikët, por disa shenja paralajmëruese përfshijnë gogësimë e shpeshtë, marramendje dhe të përziera. Në këtë artikull kemi sjellë disa gjëra që mund të bëni nëse dikujt afër jush i bie të fikët.

Çfarë të bësh nëse dikujt pranë teje i bie

Shtrijeni personin me shpinë!

Sigurohu që ai merr frymë!

Ngriji këmbët mbi nivelin e zemrës që të qarkullojë gjaku në tru!

Nëse ai ka veshur bluze me jakë të mbërthyer, rrip ose veshje të ngushtë, liroja!

Çfarë të bësh nëse dikujt pranë teje i bie

Hapi 2: Mundohu ta rikthesh në jetë!

Sigurohu që ka mjaftueshëm ajër rreth tij! Hap një dritare ose largo njerëzit e tjerë.

Nëse nuk e ka ngrënë një vakt, jepi lëng frutash, ose diçka të ëmbël për të rritur nivelin e sheqerit në gjak.

Çfarë të bësh nëse dikujt pranë teje i bie

Hapi 3: Ktheje personin në një anë!

Nëse ka të vjella ose gjakderdhje nga goja, ktheje në një anë!

Hapi 4: Telefono një mjek!

Zakonisht, dikush që i ka rënë të fikët do të zgjohet brenda 20 sekondave. Ju duhet të telefononi një mjek nëse personit:

-I bie të fikët më shumë se një herë në muaj

-Është shtatzënë, vuan nga zemra ose ndonjë sëmundje tjetër.

-I është mavijosur buza, ose fytyra./K.C/dritare.net