Kujdes/ Nëse shikoni këtë pajisje në një dhomë hoteli, lajmëroni policinë!
E Diel 19 Qershor 2016, 15:03
Dritare.net
Po, besojeni apo jo, disa kriminelë perversë po shkëmbejnë varëset e rrobave me të tjera, të modifikuara, që përmbajnë kamera të vogla. Mesa duket, ka më shumë gjasa që kjo pajisje të gjendet në dhomat e veshjes në dyqane veshjes, në dhomat e hoteleve dhe tualetet publike.
Këto lloj varësesh janë gjetur në Florida, Kansas dhe në Nevada.
Një grua mësoi se ishte duke u përgjuar kur aksidentalisht rrëzoi varësen nga muri, e cila mbante një kamera brenda, ndërsa po përpiqej të varte pallton. Ajo raportoi menjëherë policinë, gjë që duhet të bëni edhe ju nëse ndonjëherë gjeni diçka të gjithë.
Pjesa më e keqe e këtij lajmi është se varëset kushtojnë lirë dhe janë të lehta për t’u blerë. Prandaj herë tjetër, bëni kujdes./dritare.net