
Ku ta bëjmë Pap Test? Pse është kaq i rëndësishëm për shëndetin e gruas!
Dritare.net

Pap Testi është një test skrinues, që mund të kryhet edhe në gratë e shëndetshme, pa ndonjë shenjë të sëmundjes dhe shërben për të zbuluar tumoret e hershëm të qafës së mitrës, ose ndryshimet që me kalimin e kohës mund të shkaktojnë këtë sëmundje. Implementimi i tij ka kontribuar ndjeshëm në uljen e vdekshmërisë nga kanceri i qafës së mitrës. Ky është një ekzaminim që duhet të kryhet rregullisht, çdo tre vjet, nga të gjitha gratë pas fillimit të aktivitetit seksual ose të paktën nga mosha 25 vjeç.
Për çfarë shërben ky ekzaminim?
Përdoret në përgjithësi në fushën e parandalimit onkologjik gjinekologjik dhe është i dobishëm për evidentimin e statusit hormonal të gruas, praninë e ndonjë fenomeni inflamator ose infektiv dhe sidomos të lezioneve prekanceroze ose kanceroze. Ndryshimet e qelizave të qafës së mitrës shfaqen nga ndryshimet në epitelin, të cilat mund të identifikohen me anë të një sistemi të veçantë të ngjyrosjes, aplikuar për herë të parë nga mjeku grek Georgios Papanicolaou, rreth mesit të shekullit të XIX.
Si kryhet Pap Testi?
Ekzaminimi kryhet gjatë një vizite gjinekologjike rutine nëpërmjet një spekulumi, një instrument i veçantë që zgjeron lehtë hapjen vaginale në mënyrë që të lehtësohet marrja e mostrës. Mjeku më pas vendos në mënyrë delikate një spatul të veçantë dhe një tampon që përdoren për mbledhjen e sasive të vogla të mukusit, respektivisht nga qafa e mitrës dhe kanali cervikal. Kjo mostër do të analizohet në laborator dhe në të do të kërkohen qelizat e lëshuara nga indi.
Kujt i rakomandohet?
Pap Testi i rakomandohet të gjitha grave nga mosha 25 në 65 vjeç. Nuk është një ekzaminim i dhimbshëm, por në rast se jeni të tensionuara, mund të ndjehet një bezdi e lehtë prandaj këshillohet të jeni sa më të relaksuara gjatë kryerjes së tij.
Cilat janë kushtet për kryerjen e Pap Testit?
Ekzamini duhet të kryhet në kushtet e mëposhtme:
- Të kenë kaluar 24-48 orë nga kryerja e marrëdhënieve seksuale.
- Të kenë kaluar të paktën 5 ditë nga përfundimi i ciklit menstrual.
- Gjatë 2-3 ditëve para ekzaminimit këshillohet mospërdorimi i medikamenteve vaginale (ovula, kremra ose lavazhe vaginale, etj.).
- Në 2 ditët para kryerjes së testit, nuk duhet të bëhet asnjë ekzaminim gjinekologjik ose ekografi transvaginale.
- Nuk rekomandohet nëse ka prezencë të infeksionit bakterial.
Çfarë duhet bërë pas marrjes së rezultateve?
Kur Pap Testi rezulton negativ, gruas i këshillohet ta përsërisë atë pas tre vjetësh.
Në rastet kur rezultati është pozitiv, do të këshillohen disa ekzaminime të mëtejshme ndër të cilat është kolposkopia, gjatë së cilës mjeku kontrollon qafën e mitrës me një instrumenti të quajtur kolposkop që nevojitet për të konfirmuar ose jo prezencën e lezioneve pretumorale. Më pas mund të këshillohet një biopsi, e cila konsiston në prelievin e indeve anormale për analiza të mëtejshme që konfirmojnë lezionin e dyshuar.
Pse është një ekzaminim tejet i rëndësishëm?
Pap Testi mund të detektojë tumorin e qafës së mitrës para se ky të zhvillohet dhe, siç e dimë të gjithë, diagnoza e hershme në sëmundjet e kancerit mund të shpëtojë jetën.
Në fakt, kanceri i qafës së mitrës është shumë i fshehtë, duke paraqitur simptoma vetëm në një fazë shumë të avancuar, kur patologjia është pothuajse gjithmonë e papërmirësueshme.
Intermedica tashmë mundëson kryerjen e Pap Testit në ambientet e Intermedica 1. Ju ftojmë të kryeni këtë testim kaq të rëndësishëm për shëndetin tuaj pasi kontrollet periodike janë forma e vetme e mundshme e parandalimit./dritare.net

















