
Vrasja e dy vëllezërve në Durrës, lihen në burg dy autorët
E Shtunë 2 Maj 2020, 10:10
Dritare.net
Gjykata e Durrësit, ka lënë në burg dy autorët e arrestuar për vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia. Altin Ndoci dhe shtetasi 22-vjeçar me iniciale K. A, i arrestuar ditën e djeshme, u vendosën pas hekurave pas seancës gjyqësore. Ndoci sipas njoftimit të Drejtorit të Policisë pak ditë më parë, Ardi Veliu, ka qenë i dënuar më parë për drogë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, 12 aparate telefonike. Vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia u ekzekutuan me breshëri automatiku, në Durrës në 27 prill./L.F-dritare.net

















