
Foto/ Kush janë dy vëllezërit e vrarë në Durrës, njëri mori licensën e avokatit pak muaj më parë!
E Hënë 27 Prill 2020, 18:06
Dritare.net
Një atentat i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku kanë mbetur të vrarë vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia .
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Nishtilla pranë tregut të makinave, ndërsa Dritare.net, mëson se dy vëllezërit e vrarë kanë pasur në pronësi një pikë këmbimi valutor në Durrës, dhe një pikë që jepnin makina me qira.
Nga ana tjetër Viktor Haxhia, sapo ishte pajisur me licencën e avokatit.
Besmiri ka qenë i martuar dhe ka një fëmijë.
Dy vëllezërit janë vrarë pasi autorët, e paidentifikuar i kishin zënë pritë, ndërsa ata po kalonin me makinën afër tregut të makinave, në Shënavlash. Policia e Shtetit dhe Forcat Speciale kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën./Isa Myzyraj-Dritare.net

















