Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vrasja e dyfishtë në Durrës, dy viktimat ishin vëllezër. Autorët i zunë pritë

Vrasja e dyfishtë në Durrës, dy viktimat ishin

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar ditën e stome. Pas vrasjes në fshatin Lalm i Vjetër në Lezhë, një tjetër ekzekutim ka ndodhur, por këtë herë në qytetin e Durrësit.

Besmir dhe Viktor Haxhia, vëllezër, u ekzekutuan me armë zjarri brenda një automjeti Volkswagen, me të cilin po udhëtonin sot në Durrës.

Dy vëllezërit janë vrarë pasi autorët, e paidentifikuar i kishin zënë pritë, ndërsa ata po kalonin me makinën afër tregut të makinave, në Shënavlash. Policia e Shtetit dhe Forcat Speciale kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën./K.C/dritare.net