Video/ Makina e bërë shoshë, ja ku u ekzekutuan vëllezërit në Durrës!
E Hënë 27 Prill 2020, 19:07
Dritare.net
Besmir dhe Viktor Haxhia janë ekzekutuar mesditën e së hënës me breshëri automatiku, në Nishtulla të Durrësit.
Të dy vëllezërit ndodheshin në makinën që shihni në video, në momentin që janë zënë në pritë dhe janë vrarë.
Ashtu si mund të shihet në videon e mëposhtme, atentatorët kanë shprazur dhjetëra plumba mbi makinën që po udhëtonin të dy vëllezërit, për tu siguruar që ata do të vdesin.
Makina është tërhequr tanimë nga vendi i ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe ekzekutorët./ I.M-Dritare.net