Na ndiqni edhe në

Kronikë

U aksidentua në fabrikën e riciklimit të aluminit, humb jetën punonjësi indian!

U aksidentua në fabrikën e riciklimit të aluminit, humb

Një shtetas indian është aksidentuar për vdekje në Elbasan.

Mësohet se 45-vjeçari me iniciale O.P., gjatë punës në fabrikën e riciklimit të aluminit është dëmtuar në trup me një paisje dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.

”Mëngjesin e sotëm, në ish-kombinatin metalurgjik, gjatë procesit të punës në fabrikën e riciklimit të aluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar në trup, nga një pajisje pune, shtetasi indian O. P., 45 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./M.K-dritare.net