Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Grenell: Respektojeni!
E Premte 29 Maj 2020, 08:08
Dritare.net
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, që ka dhënë të drejtë dekretit të Hashim Thaçit për t’i dhënë mandatin e formimit të qeverisë LDK-së, ka reaguar Richard Grenell.
I dërguar special i SHBA për dialogun Kosovë- Serbi, ka bërë thirrje që të respektohet vendimi dhe shprehet se mezi pret që qeveria e re të vijojë punën.
“Gjykata Kushtetuese ka folur. Për të siguruar paqen dhe stabilitetin – dhe për të mbështetur integritetin e sistemit të drejtësisë së Kosovës – të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës. Mezi pres të vazhdoj punën time me njerëzit e Kosovës dhe qeverinë e tyre për të sjellë prosperitet, zhvillim dhe vende punë në rajon”, ka deklaruar Grenell./E.B-dritare.net