Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kosovë/ Gjykata Kushtetuese rrëzon Albin Kurtin, i jep të drejtë Thaçit!

Kosovë/ Gjykata Kushtetuese rrëzon Albin Kurtin, i jep të

Gjykata Kushtetuese në Kosovë i ka dhënë të drejtë presidentit Hashim Thaçi, i cili mandatoi Abdullah Hotin për postin e kryeministrit të ri të Kosovës, pasi qeveria e Albin Kurtit u rrëzua me mocion mosbesimi.

Gjykata Kushtetuese, ka rrëzuar kështu pretendimet e Kurti, se Thaçi ka shkelur kushtetutën me mandatimin e Abdullah Hotit.

Vetëvendosje ka paralajmëruar më herët protesta masive nëse GJK, vendos në favor të Thaçit, ndërsa sot VV ka bërë një provë proteste në sheshin kryesor të Prishtinës.

Qeveria e re e Kosovës pritet të krijohet në fillimin e javës së ardhshme, dhe tanimë kryeministër pritet që të jetë Abdullah Hoti i LDK./ I.M-Dritare.net