
Ambasada e SHBA thirrje politikanëve në Kosovë: Respektoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese!
E Enjte 28 Maj 2020, 23:11
Dritare.net
Gjykata Kushtetuese në Kosovë i ka dhënë të drejtë Presidentit Hashim Thaçi për dekretin, në dekretin e formimit të qeverisë së re.
Për këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese ka reaguar edhe Ambasada Amerikane në Kosovë, e cila bën thirrje ndaj të gjitha partive politike, të respektojnë këtë vendim.
“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ne kërkojmë nga të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim të ambasadës së SHBA-së në Kosovë./ I.M-Dritare.net

















