Isa Mustafa: Ja kur do të votohet qeveria e re e Kosovës!
E Premte 29 Maj 2020, 12:12
Dritare.net
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që i dha të drejtë Presidentit Hashim Thaçi për dekretin e formimit të qeverisë së re, LDK pritet të thërrasë edhe seancën për votimin e qeverisë së re të Kosovës.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa tha sot se, seanca për votimin e qeverisë së re mund të mbahet nesër apo të hënën.
“Mbledhje të kryesisë nuk kemi, ka konsultime lidhur me thirrjen e seancës së Kuvendit. Tani do të shohim edhe me kryetarin e Grupit parlamentar dhe me kandidatin tonë për kryeministër se kur do thirret mbledhja e Kuvendit por edhe me partneret tanë, AAK, Nismën dhe partnerët tjerë… tani ekziston një mundësi që një seancë të mbahet nesër, ekziston edhe mundësia që të mbahet të hënën”, tha Mustafa./E.B-dritare.net