Caktohet data e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë!
E Premte 16 Gusht 2024, 19:07
Dritare.net
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur 9 shkurtin e 2025-ës, si datë të zgjedhjeve.
“Zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahen më 9 shkurt 2025”, thuhet në dekretin e nënshkruar nga presidentja.
Osmani ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve. Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka preferuar 2 shkurtin si datë të zgjedhjeve.
Tri partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës patën deklaruar si datë 26 janarin.
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka preferuar 2 shkurtin si datë të zgjedhjeve./ dritare.net