Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kontrolloje makinën tënde, pa radhë. Rezervo online!

Kontrolloje makinën tënde, pa radhë. Rezervo online!
SGS, lider në botë në fushën e inspektimeve, testimeve e certifikimeve, ka si qëllim kryesor jo vetëm rritjen e sigurisë rrugore,  por edhe lehtësimin e procedurave në lidhje me kontrollin teknik të automjeteve.

Nisma më e fundit në këtë drejtim është krijimi dhe vënia në funksion e platformës së re të rezervimeve online për kontrollin e makinave.

Radhët e gjata, pritjet me orë e orë të tëra, tani mund të shmangen fare thjeshtë, përmes rezervimeve online.

Mjafton të hyni në faqen e internetit në www.automotivealbania.sgs ose të telefononi në numrin 04 4503503 dhe mund ta zgjedhësh ti vetë ditën dhe kohën më të përshtatshme, në çdo pikë testimi e certifikimi, jo vetëm në Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërinë.

Kontrolli i makinës është një detyrim ligjor i përcaktuar në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, në standardet e “Manualit të Kontrollit Teknik të Automjeteve” nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, si dhe në rregulloret e tjera ndërkombëtare në fushën e sigurisë rrugore.

Çdo automjet i regjistruar dhe që qarkullon në territorin e Republikës së Shqipërisë,  duhet t’i nënshtrohet kontrollit teknik periodik, sipas intervaleve dhe afateve të përcaktuara nga ligji.

Kontrolli teknik do të konstatojë gjendjen teknike të automjetit tuaj në momentin e testimit dhe do të krahasojë këto rezultate me standardet ligjore në fuqi. Në rast se automjeti juaj i plotëson këto standarde, ai do të pajiset me “Certifikatën e Kontrollit Teknik”.

Duke kontrolluar automjetin tuaj, ju jo vetëm përmbushni një detyrim ligjor, por shmangni dhe çdo rast aksidenti.

Siguria rrugore është qëllimi kryesor i SGS dhe çdo qytetar që duhet të kryejë kontrollit teknik të automjeteve, duhet ta bëjë përmes rezervimit online, në portalin e SGS./dritare.net