
Kjo është arsyeja pse shumë logo janë të kuqe!
E Enjte 24 Tetor 2019, 22:10
Dritare.net

Sipas firmës së marketingut digjital “Webpage FX”, brenda 30 sekondave, 90% e klientëve përqendrohen te ngjyra, kur shohin diçka.
Kjo është arsyeja pse biznese përdorin ngjyrën e kuqe në logot e tyre. Ngjyra e kuqe gjithashtu thuhet se stimulon oreksin dhe përdoret shumë në restorante të ushqimeve dhe në pijë. Si për shembull, Mc Donald’s, Coca- Cola etj.
Nga ana tjetër Web FX, shpjegon se ngjyra blu përdoret nga korporatat, pasi nxit siguri.
Ngjyra është një element që shoqërohet më emocione pozitive dhe negative. Kjo varet nga përdorimi. Për shembull, e kuqja tregon zemërim, ndalim, por gjithashtu simbolizon dashuri dhe joshje.
Pra varet se ku përdoret, dhe ashtu merr kuptimin./E.B-dritare.net

















