

Për të kuptuar çfarë i ka bërë Gërdeci PD, dhjetë vjetë më parë dhe ç’po bën PD me njerëzit e Gërecit sot, po ju vizatoj 15 marsin e dhjetë viteve më parë dhe këtë të sotmin.
***
Kur Delijorgji u shfaq në sheshin qëndror të Vorës, pak pas mesditës së 15 marsit, disa orë pas shpërthimit, me një fytyrë të shpartalluar dhe një e qeshur e vjetër si fosil në fytyrë, që dukej i kish ngrirë nga tmerri, isha shumë kurjoz se çfarë do bënte.
Berisha kishte folur ndërkohë dhe gjëja e parë që kishte raportuar ishin tre të vdekurit e parë mes të cilëve dhe baxhanaku i tij, të cilit ai ja ndërroi emrin nga Muhamet Hoxha në Mehmet Hoxha kur e lexoi. Ai ishte dëshmitari më i frikshëm i korrupsionit në atë histori. Dhe ishte i frikshëm se kishte vdekur. Po të ishte gjallë nuk do merrej vesh.
Delijorgji filoi të merrte zemër dhe po jepte një intervistë për Klanin nga studjoja lëvzise në Vorë. Sapo mbaroi intervistën dy policë ju afruan dhe i kërkuan të dinin kush ishte. Pastaj i hodhën prangat.
Fatmir Mediu u shfaq në Tv ashtu i pamposhtur në lehtësinë e papërballueshme të tij, dhe një lumë fjalësh që nuk kishin asnjë kuptim la të kuptohej se një kompani amerikane po bënte diçka për ushtrinë tonë dhe i ndodhi një aksident. Bile nuk e vrau mendjen fare, po i “ngatërroi” dhe emrin kompanisë dhe e identifikoi me një kompni që po bënte zbërthimin e lëndëve helmuese në kuadrin e një projekit amerikan që nuk kishin punë fare aty.
Kur filluam të depertojmë në fushën e minuar mbushur me viktima, ishte një tmerr. Heronjtë e asaj dite ishin mjekët dhe ushtarakët që nxirrnin kufoma. Ulërima ngjethëse e nënës së Edison Durdës ishte sfondi më i kobshëm i atij filmi makabër të prodhuar nga lakmia për para në emër të pushtetit.
Ishte diçka që kisha disa muaj që po ndiqja si gazetar dhe befas shpertheu para syve të mij, duke djegur çdo etapë.
Në fillim të vitit 2008, në një shkëmbim e-mailesh, Chris Chivers, Shef i zyrës së i Neë York Times në Moskë, më kërkonte të dinte se çfarë po ndodhte me paketimin e muncioneve në afërsi të Riansit, dhe sa i përfshirë ishte djali kryeministrit. Unë që nuk e dija histoirnë e ripaketimit në atë kohë, përveç atyre çfarë thoshte Kosta Trebicka lart e posht, mendova se e kishte fjalën për këtë që po bëhej në Gërdec dhe i përktheva dy ditë gjithë vendimet e qeverisë dhe ja shpjegova në email.
Isha lodhur kot.
-Kjo qenka interesante por po të pyes për diçka tjetër, për ripaketim fishekësh dhe dërgim në Afganistan.
Biznesmeni amerikan i kishte thënë se djali i kryeministrit u sillej nëpër këmb dhe po u impononte çmime dhe njerëz për punë.
Atëhere arrita ti bashkoj të dy histotritë që nisnin me historinë e një gazetari amerikan që kishte ardhur ndërkohë në Tiranë dhe Fatmir Mediu i kishte sekuestruar kasetën me letrat se si njerëzit e Delijorgjit me ndihmën e Shkëlzenit dhe Fariut, po bënin “një punë” në Gërdec, historinë se si Shkëlzeni kishte lobuar një vit më parë që kontrata të bëhej me vendim qeverie, si Ilir Rusmali e kishte penguar dhe kishte sugjeruar ta bënte Ministria e Mbrojtjes, si i qe bashkuar dhe Ritvan Bodja, si shante lart e poshtë Rusmalin Shkëlzeni që “s’po i mbaronte një punë në Vorë”, etj.
Pra ishin dy histori që i bashkonte i njëjti grup, Grupi i Shkëlzenit. Në një anë ishte biznesi i Delijorgjit, i cili për ta ndërtuar kishte bërë ortak vajzën e Fariut dhe për ta demontuar kishte njerëzit e Shëkzenit, burrin e tezes së tij (Baxhanaku i Berishës) kushërinjtë e Rrahamnit etj.
I njëjti grup ndërkohë kishte filluar të spostonte nga biznesi i paketimit të fishekëve për Afgansitan Kosta Trebickën dhe po përpiqeshin ta bënin ata atë punë. Ndoshta ngaqë nuk donin njeri nëpër këmbë.
Ishte aq e vështirë ti ndaje këto dy gjëra në opinion.
Dhjet ditë më vonë New York Times botoi historinë tronditëse, nënshkruar nga 7 gazetarë mes të cilëve dhe Chivers, që tregonte historinë e korrupsionit me ripaketimin e fsihekëve kinezë duke i shtuar si hyrje dhe shperthimin tronditës në Gërdec. Sali Berisha ja ktheu përgjigjen në çast, duke e quajtur “letër higjenike”
…
Dhjet vjet më pas mungojnë nga kjo skenë vetëm ata që vdiqën atë ditë. Sali Berisha vazhdon të jetë në parlament, dhe nuk lë nënë, motër, të afërm, e farefis të çdo kundërshtari pa marrë nëpër gojë për ti shpëtuar ndëshkimit nga drejtësia dhe për ti bërë pis të gjithë, meqë ai ka zhytur duart në gjak.
Shkëlzenin e pash të qetë me një benz tek futej tek pallati luksoz tek Liqeni artificial i patrazuar ng akujtimi i dhjet viteve më parë kur vrau mes 26 të tjerëve dhe burrin e tezes në biznesin e tij, në përgatitje të dasmës së re.
Fatmir Mediun e pashë të fliste për varfërinë dhe nevojën që të kemi një qeveri të ndershme, duke mos harruar të ankohet se dejtësia tek ne nuk ka bërë punën e saj. Biles ka vrejtje dhe pse ja kanë ndërprerë hetimin për Gërdecin jashtë dëshirës së tij.
Mihal Delijorgji ka vënë mend dhe po i bën më serioze ndërtesat e reja. Këto pallatet e fundit për shembull i ka shumë cilësor dhe nuk kanë rrezik shembje. Bile dhe taksat i opaguan në rregull. Nuk do më ndere nga shteti.
Në Partinë Demokratike kanë mbetur vetëm ata të cilëve Gërdeci ju bë fat. Aldo Bumçi për shembull është aty edhe pse është i padobishëm. Fakti që ai i ka çuar një kopje te Memos “për dijeni Shkëlzen Berishës” që ta ishte i sigurt që ja firmosi letrën që i kërkoi, i është kthyer në hiptoke për gjithë jetën.
Është në PD dhe Alibej, i cili ka asistuar Shkëlzenin dhe miqtë e tij për procedurat se si ta bënin kontratën që bëri gjëmën. Dhe atij i njihet kontributi që ka për Gërdecin.
Starzimri është po aty. Reflektoi menjëherë kur e pa çi gjeti ata që u distancuan nga Gërdeci brenda PD dhe Shkëlzenit nuk i thotë më krriç, siç i thoshte atë ditë i nervozuar pse shpërtheu depua.
Fariu nuk ka bërë dot vajzën deputete edhe pse është shumë e aftë se djali se së paku ka mbaruar shkollën. Frika se i kujtojnë faktin q ëk aqenë ortak eme Delijorgjin 16 vjeçe, e ka detyruar të caktoj djalin deputet. Dhe ai ka arritur ti ruaj kapitalet e Gërdecit në PD.
Të tjerët nuk janë më në PD. Sali Berisha nuk u ka ndonjë borxh, dhe nuk ja imponon dot Lulit ti mbaj me çdo kusht. Përveç atyre që i janë gjendur në krahë atë ditë. Ndaj nuk mund të flitet më për PD por vetëm për fraksionin e Gërdecit në partinë e Lulit.
E vetmja vlerë që ka ajo parti tani është të shërbej si studjo ligjore për krimet e bëra. Dhe në këtë kuadër ajo ka detyrime vetëm për klientët e krimit. Të tjerët të shikojnë punën e tyre.
Përballë këtij grushti nejëzish që po mbrohen poltikisht dhe po e ëprdrin PD si studjo ligjore, ëshët sfida reale e drejtësisë shqiptare. Shumë vet janë skeptikë se ajo do tia dal. E pash sot tek një status i dëshpëruar i vëllait të Edisodn Durdës vrarë duke luajtur me biçikletë. Ai i kujtonte Berishës se do ta vendoste drejtësinë për vëllain qoftë dhe “malësorë”. Siç ka qejf të mburret Berisha./ TemA

















