Ja në cilat raste duhet të shqetësoheni për nishanet që keni në trup!
E Premte 23 Gusht 2019, 22:10
Dritare.net

Asimetria mund të jetë një shenjë se diçka nuk është në rregull me nishanin. Një nishan normal duhet të jetë simetrik, që do të thotë se të dy gjysmat e tij duhet të duken njësoj.

Të kesh shumë ngjyra në nishan mund të jetë një shenjë shqetësuese pasi nishanet e shëndetshëm supozohet të jenë me një ngjyrë (zakonisht kafe).

Është e rëndësishme t'i kushtoni vëmendje madhësisë së nishanit: nëse është më i madh se 6 milimetra mund të jetë një shenjë paralajmëruese se diçka nuk po shkon mirë.

Nëse vëreni ndonjë ndryshim ose simptomë të re si dhimbje, ënjtje ose kruajtje, mos e shtyni vizitën tuaj te mjeku./L.F-dritare.net
