Dashi 21.03-20.04
Një flirtim miqësor po ju ndihmon të vini në pah më të mirën nga vetja. Ju pëlqen të flirtoni me dikë që është i hareshëm dhe i mprehtë. Kjo lidhje mund të mos dërgojë askund, por realisht nuk është që brengoseni shumë. Ajo që keni dëshirë është të përjetoni emocionin që jep kjo lidhje. Mos u befasoni nëse ju ofrohet një punë shumë e mirë. Karizma juaj do të luajë rol të rëndësishëm për marrjen e kësaj pozite. Tërheqja e klientëve të rinj është punë që e bëni me shumë lehtësi.
Demi 21.04-20.05
Dëshira e fortë për një partneritet serioz po lidhet me gjithçka që bëni. Nuk duhet ta nënvlerësoni partnerin tuaj, pavarësisht sesa kohë të gjatë jeni bashkë. Është mirë të planifikoni diçka të veçantë për të. Një dhuratë e bukur, një pushim relaksues apo edhe vetëm një ditë pushimi do të ishte shumë i mirëseardhur. Jeni beqar? Ka gjasë të takoni dikë të veçantë në një restorant, dyqan ushqimesh apo park.
Binjakët 21.05-20.06
Duhet t’i besoni intuitës kur është fjala për një lidhje të afërt. Nuk është zgjidhje të bëni një listë me të mirat dhe të këqijat e kësaj romance. Është më mirë t’i besoni zemrës. Kjo është diçka që mund t’ju frikësojë, sidomos kur është fjala për një person logjik si ju. Fundja, nuk do të mund t’i shtypni ndjenjat tuaja. Nëse keni partner, do të jetë koha ideale të shkoni në një udhëtim me të. Nuk është e nevojshme të shkoni diku larg.
Gaforrja 21.06-20.07
E keni prioritet t’i ofroni siguri partnerit. Është kënaqësi ta lironi nga frika për të ardhmen. Blini një shtëpi ose hapni një llogari kursimesh, sepse kështu do të krijoni siguri ekonomike. Nëse jeni beqar, mund të përfitoni nga rasti të blini garniturë apo vepra arti. Do të gjeni shumë artikuj të përshtatshëm nëpërmjet blerjeve online. Përfitoni nga ky rast.
Luani 21.07-20.08
Personaliteti juaj është jashtëzakonisht tërheqës. Nuk do ta keni të vështirë të gjeni dashurinë. Jeni tipa që tërhiqeni sidomos nga tipat praktik që ju bëjnë të qeshni. Jeni të dashuruar? Mos u befasoni kur partneri ju kushton diçka të veçantë. Shpreheni edhe ju vlerësimin për të. Herën tjetër kur shkoni në një festë me të, provoni ta vini atë në qendër të vëmendjes. Fuqitë tuaja prej ylli nganjëherë e bëjnë atë të mos ndihet rehat.
Virgjëresha 21.08-20.09
Jeni motivuar të gjeni një vend më të mirë pune. Një rast që përfshin udhëtimet, publikimet apo arsimimin do t’ju japë stimulimin intelektual që ju nevojitet. Një ish-koleg i juaji do të jetë i lumtur nëse ju jep referencë. Nëse jeni të kënaqur me pozitën aktuale, është mirë të pushoni pak. Mos e bindni veten që nëse largoheni prej vendit të punës, gjithçka do të shkojë keq. Është koha të pushoni pak nga puna.
Peshorja 21.09-20.10
Do të përmirësoni edhe shëndetin duke ndarë më shumë kohë për projekte kreative. Megjithëse ju pëlqen të merreni me kolegët, miqtë e të afërmit, nganjëherë e keni të vështirë t’i përballoni të gjitha. Duhet të mbushni bateritë nëpërmjet punëve kreative. Nuk ka rëndësi nëse është fjala për të dëgjuar muzikë, për të lexuar libra apo për të punuar në kopsht. Do të jetë e nevojshme të reduktoni orarin e punës dhe t’u kushtoni kohë më tepër interesave tuaja.
Akrepi 21.10-20.11
Një takim sensual do t’ju mbushë me emocion. Gjithmonë keni pasur nevoja të theksuara fizike. Ka qenë sfidë e vërtetë të gjeni një partner që ju përmbush plotësisht. Për fat të mirë duket sikur e keni takuar dikë që di se si t’ju emocionojë. Ka shumë gjasë që ju të dy do të kaloni ditë të tëra në krahët e njëri-tjetrit. Nëse jeni duke kërkuar dashurinë, mund ta takoni rastësisht në ndonjë klub fitnesi.
Shigjetari 21.11-20.12
Jeni tipa që i jepni jetë festës. Nuk është befasi që pranoni ftesa rregullisht. Të gjithë e dinë se mund të mbështeten tek ju kur është fjala për të zhvilluar biseda interesante. Nëse do të shkoni në një festë të punës, është mirë të mos e teproni me alkool. Nuk keni dëshirë të turpëroheni para kolegëve. Nëse e mbani kokën e kthjelltë, reputacioni juaj profesional do të ruhet. Do të mund të ktheheni në zyrë me kokën lart.
Bricjapi 21.12-20.01
Gjithmonë jeni përkushtuar për miqtë dhe familjarët. Jeni tipa që shkoni kudo që të jetë nevoja për të dashurit tuaj. Nëse dikush ju kërkon hua, është mirë ta udhëzoni diku tjetër. Nuk është mirë të përzieni financat dhe shoqërinë. Gjithmonë keni pasur dëshirë të shkruani rekomandime dhe t’u gjeni punë të afërmeve tuaj. Kushdo që nuk është i kënaqur me ndihmën që ofroni ju, nuk është i vlefshëm të merreni me të.
Ujori 21.01-20.02
Keni fuqinë të krijoni trendë. Kjo ndodh edhe në punën tuaj. E keni të lehtë të zhvilloni një produkt ose shërbim të ri. Besoni aftësisë suaj për të zbuluar edhe trendët që kanë perspektivë. Në të kaluarën, kolegët i kanë injoruar idetë tuaja, duke insistuar që është më mirë të ndiqni metodat e vjetra. Por tani nuk është i njëjti rast. Injektoni energji dhe frymë të re, sepse kështu do të përmirësoni publicitetin.
Peshqit 21.02-20.03
Do të jetë ndjenjë çliruese të shkoni në një udhëtim. Jeni lodhur duke qenë në qendër të vëmendjes. Lejoni një mik tuajin t’ju ofrojë pushim dhe relaks. Është mirë të shqyrtoni një pozitë të re pune, por vetëm pasi t’i merrni parasysh të gjitha përparësitë dhe të metat. Është mirë të rilidheni me intuitën tuaj. Në vend se të shqyrtoni pafundësisht të gjitha vendimet, është mirë të ecni përpara me më shumë vetëbesim dhe precizitet.