Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i ditës 29 maj 2017

Horoskopi i ditës 29 maj 2017

Dashi

21.03-20.04

Një person është duke ndikuar shumë në ju. Asnjëherë nuk keni ndier diçka më të fortë. Nëse jeni të bindur për atë që ndjeni, është mirë t’i jepni një sinjal. Koncentrimi juaj në punë është më i vogël se zakonisht. Pranoni një ftesë të cilën e keni pritur prej kohësh. Keni kaluar shumë kohë duke u marrë me gjëra të kota dhe është koha të mësoni si të organizoni ditën.

Demi

21.04-20.05

Gjithçka me të cilën përballeni sot do të ndikojë që të mbani një qëndrim më të ashpër sesa zakonisht. Presioni i punës do t’ua humbas mendjen dhe nuk do të jeni në gjendje për të kontrolluar mirë sjelljet tuaja. Mos i merrni gjërat me shumë nguti dhe do të shihni se do të arrini rezultatet për të cilat do të ndiheni krenar. Megjithatë, mos lëshoni pe kur është fjala për të kryer si duhet punën.

Binjakët

21.05-20.06

Komunikimi i mirë me njerëzit është çelësi që do t’u hap dyert sot. Mos u tregoni mendjemëdhenj ndaj një punëtori të ri që i është bashkuar ndërmarrjes suaj. Sa më shumë që rritet interesimi i kolegëve për t’ju ndihmuar, aq më lehtë do ta keni. Mos merrni hapa të rëndësishëm pa bërë planifikimet e duhura. Fundja, duhet të jeni ju ata që kujdeseni për punët e mëdha.

Gaforrja

21.06-20.07

Energjia juaj e madhe do t’ ju ndihmojë që sfidat e ditës t’i përballoni me lehtësi. Sa herë që merrni iniciativa për t’i ndihmuar ndonjë miku, përfitoni edhe për veten tuaj. Jeni tip që keni dëshirë të punoni vullnetarisht dhe kjo ju shpërblehet. Shumë shpejt eprori juaj do t’ua besojë një projekt të rëndësishëm, të cilin as që e keni ëndërruar. Mos hezitoni për ta pranuar, sepse mund t’ia dilni mbanë.

Luani

21.07-20.08

Duhet të kontrolloni më shumë impluset tuaja sot. Shpesh veproni me nguti dhe pastaj pendoheni e kërkoni falje. Sa më shumë që e bëni këtë, aq më joserioz dilni në sy të miqve. Në mbrëmje, merrni iniciativë që të organizoni diçka me miqtë. Do të ishte mirë të relaksoheni dhe t’i largoni dyshimet që po u sillen nëpër mendje.

Virgjëresha

21.08-20.09

Sot është dita juaj me fat. Në vend se të rrini mbyllur në shtëpi duke shikuar televizor, është më mirë të dilni dhe të shijoni të mirat që ju ofron jeta. Një adhurues i kamotshëm do t’ ju bëjë ftesë për të dalë në mbrëmje. Mos mendo dy herë, por pranojeni. Edhe nëse e kuptoni se ju të dy nuk jeni për njëri-tjetrin, është e rëndësishme që nga ky takim do të merrni vendime për të ardhmen.

Peshorja

21.09-20.10

Konfliktet e së kaluarës do t’ ju mundojnë shumë. Një mosmarrëveshje që keni pasur me një të afërm do të bëhet sërish aktuale. Do të ishte mirë të mos i kushtoni rëndësi të madhe dhe të arrini kompromis. Sa i përket punës mund të tejkaloni edhe përgjegjësitë e zakonshme për të mbuluar një person që punon me ju. Kujdes, sepse mund të merrni kritika të ashpra nga kolegët e tjerë.

Akrepi

21.10-20.11

Jeni tip i përshtatshëm për të ruajtur sekretet dhe kjo është arsyeja pse të gjithë rrëfehen te ju kur kanë telashe. Sa i përket jetës private, është koha të falni një gabim të së kaluarës. Mos provoni të bëni pyetje sepse e kaluara nuk do të sjellë asnjë zgjidhje. Në vend të kësaj, merrni vendime dhe hapa të rëndësishëm për të ardhmen.

Shigjetari

21.11-20.12

Sot do të ndieni se jeni në qendër të vëmendjes. Kjo do t’ ju bëjë të ndiheni mirë, por edhe në siklet. Nga ana tjetër është mirë të vini kufi për shpenzimet e kota. Besojini intuitës sa i përket telasheve financiare. Shlirojeni veten nga dyshimet dhe frika sepse në fund do të shihni se kanë qenë të kota. Sa i përket punës, është koha të përqendroheni në disa projekte të mëdha.

Bricjapi

21.12-20.01

Sot është mirë të përfundoni detyrat e shtëpisë. Energjia dhe disiplina e madhe do t’ ju ndihmojnë të gjeni mënyrat e duhura. Familja do t’ua besojë disa përgjegjësi. Është koha të dëshmoni përkushtimin tuaj. Një mosmarrëveshje e vogël me partnerin do të mund të marrë kahe të keqe nëse nuk e parandaloni me kohë.

Ujori

21.01-20.02

Sot duhet të provoni t’i kushtoni më shumë kujdes detajeve. Nuk jeni të gatshëm për të kryer ndonjë punë të madhe, sepse po ndiheni të lodhur dhe pa energji. Nga ana tjetër, do t’ ju mundojë edhe jeta private. Do të ndiheni të dëshpëruar derisa kërkoni mënyra për ta përvetësuar një person që prej kohësh ka tërhequr vëmendjen tuaj.

Peshqit

21.02-20.03

Dëshirat e juaja janë të fuqishme dhe duket sikur kjo është e vetmja çështje që ka rëndësi për ju. Megjithatë, nuk është e nevojshme të dëshpëroheni edhe nëse nuk arrini t’i plotësoni të gjitha. Është momenti që të lejoni gjërat të ndodhin vetë, pa u munduar t’u jepni kahe që dëshironi. Sfidat duhet të jenë të mirëseardhura edhe nëse nuk ju pëlqejnë.