Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 30 tetor 2017

Horoskopi i datës 30 tetor 2017
Dashi- 21.03-20.04

Merrni me lehtësi planet afatgjata që keni bërë me partnerin të cilat mund të nënkuptojnë ndryshime të mëdha në të ardhmen. Diskutoni të gjitha të mirat dhe të këqijat në mënyrë që të merrni një vendim të duhur së bashku. Nuk ka nevojë të merrni në konsideratë ndjenjat e anëtarëve të tjerë të të dy familjeve. Një gjë është e sigurt: kjo situatë nuk do të jetë e lehtë për asnjërin prej jush sidomos kur gjërat që s’i keni ditur do të marrin vëmendjen tuaj.

Demi- 21.04-20.05

Nuk ka asgjë të keqe të dëshironi një jetë më të thjeshtë. Nëse kjo nënkupton se duhet të veproni pa një shpikje të re elektronike, ju do të mbijetoni. Kushdo që është aq i cekët për t’ju gjykuar që nuk keni kontrolluar mesazhet dhe e-mailat çdo orë apo më shpesh, nuk ka gjasa të jetë shoqëri e mirë për ju. Bota nuk do të përfundojë për shkak se ju jeni duke menduar se si të bëni jetën më ndryshe, edhe pse e keni reduktuar varësinë tuaj mbi teknologjinë.

Binjakët- 21.05-20.06

Nëse doni më të mirën nga vendimet e ditës së sotme, duhet t’i bëni gjërat pa asnjë vonesë të mëtejshme. Dikush ka shpenzuar shumë kohë për të shprehur anët e mira dhe të këqija të planeve e ideve të reja. Ju jeni gati të hidheni dhe të dëshmoni veten tuaj. Do të jetë më interesante të vini idetë në praktikë sesa të vazhdoni të pyesni nëse janë apo jo njerëzit e besueshëm. Ju duhet të veproni dhe të merrni iniciativën.

Gaforrja- 21.06-20.07

Mos e dënoni dikë që nuk ka qenë në gjendje të shpjegojë emocionet e veta. Ka fjalë që ju doni t’i dëgjoni, por ai nuk është i gatshëm t’i thotë. Ndonjëherë ju mund të vini shumë presion mbi të tjerët duke supozuar shumë. Për momentin, duhet të kënaqeni për çfarëdo që dikush është i gatshëm t’ju japë dhe mos lejoni të kuptojë që keni shpresuar për më shumë.

Luani- 21.07-20.08

Ju nuk dini si të veproni, kur papritmas pritet aq shumë nga ju. Miqtë e dinë se mund të mbështeten tek ju për t’i ndihmuar ata në kohë turbullirash. Ju keni premtuar se do të jeni gjithmonë aty për ta, por kjo është e pamundur, kur të gjithë duket se kanë vështirësi në të njëjtën kohë. Mbani mend që njerëzit respektojnë ndershmërinë tuaj kështu që nëse keni diçka për të thënë, duhet t’ua bëni me dije.

Virgjëresha- 21.08-20.09

Një person i cili ka qenë duke ju bezdisur, do të zhduket. Ky mund të jetë një flirtues i rrjeteve ‘online’, apo një admirues i cili vazhdimisht ju ka ndjekur edhe pasi ia keni bërë të qartë se nuk keni qenë të interesuar për të, ose një fqinj i bezdisshëm. Rrethanat janë shumë misterioze dhe ju kurrë nuk do të mund të zbuloni se çfarë ka ndodhur me të, por do të liroheni kur më në fund ky person do të dalë jashtë jetës tuaj.

Peshorja- 21.09-20.10

Ju jeni të hapur për propozime të reja që kanë të bëjnë me rregullimet financiare apo karrierën tuaj. Në momentin që dëgjoni idetë e dikujt, do të kuptoni se mund të kurseni më shumë para dhe të holla. Mund të përfitoni shumë kur keni afër një profesionist. Ai mund të ketë disa propozime interesante që do t'ju ndihmojnë të çoni më tej perspektivat tuaja të punës.

Akrepi- 21.10-20.11

Ju mund të vëreni se dikush ka anashkaluar disa detaje të vogla. Për shkak se ata krenohen aq shumë në punën e tyre jeni janë të gatshëm për ta potencuar këtë menjëherë. Shpresa juaj është që ata do ta vërejnë këtë vetë. Kur kjo ka gjithnjë e më me pak gjasa të ndodhë ju do të duhet t’ua thoni. Edhe pse dikush do të mallkojë veten ose ka bërë një gabim të vogël gjykimi ata do të jenë mirënjohës që ua keni bërë me dije këtë.

Shigjetari- 21.11-20.12

Nëse ju dhe partneri jeni miq të mirë por edhe dashnorë, ju keni një lidhje që do të tejkalojë të gjitha vështirësitë. Nëse mund të thoni se nuk keni sekrete dhe se i tregoni njëri-tjetrit gjithçka, edhe kur situatat janë të vështira, do të gjeni një mënyrë për të tejkaluar gjithçka. Ju keni qenë gjithmonë të gatshëm për t'iu përshtatur ndryshimeve. Duke qenë fleksibil për të ndryshuar së bashku do të kontribuoni që marrëdhënia juaj të lulëzojë dhe të njëjtën kohë të mbani gjallë romancën.

Bricjapi- 21.12-20.01

Nuk është ide e mirë të vini të gjitha shpresat tuaja për të ardhmen në vetëm një fushë. Nëse kjo ju shkon keq, ju do të mbeteni pa asgjë. Në vend se të përqendroheni në një qëllim të vetëm, ballafaqojeni veten me një numër sfidash që mund t’ju japin kënaqësi. Kjo do t’i mbajë planet tuaja fleksibile dhe gjithashtu do t’ju bëjë të kuptoni se ka opsione të tjera në dispozicion.

Ujori- 21.01-20.02

Nëse duhet, lavdërojeni veten. Sigurohuni që menaxhmenti i punës të kuptojë kontributin tuaj, në përpjekjet që ekipi të dalë i suksesshëm. Të tjerët nuk mund ta bëjnë këtë gjë pa ndihmën tuaj dhe për këtë do të merrni disa mirënjohje. Ata që janë në pozita të larta duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin tuaj. Është koha që të merrni vlerësimin që meritoni.

Peshqit- 21.02-20.03

Jeta nuk duhet të jetë e mërzitshme dhe e parashikueshme. Nëse keni kohë për më shumë eksitim, aventurë apo një ndryshim, duhet ta bëni. Dera që ju shpie në gjëra të panjohura nuk është e mbyllur dhe rruga juaj nuk është ndalur. Gjithçka që duhet të bëni është të bëni një hap në territorin e panjohur dhe do të zbuloni një mori të mundësive që asnjëherë nuk e kishit kuptuar se kanë qenë gjithmonë atje.