

Dashi
Fantazitë tuaja për një mik do t’ju vënë në siklet. Është më mirë që këtë lidhje ta mbani platonike, edhe nëse jeni mahnitur nga sharmi dhe dukja e mikut tuaj. Dikush do t’ju kërkojë hua. Bëhu gati për ta refuzuar. Mos i përzieni financat me emocionet. Nëse keni vendosur ta ndihmoni dikë, vini në zarf disa para dhe dërgojani me postë. Një donacion anonim do t’ju ofrojë lehtësinë. Është koha kur duhet të dini të përfitoni.
Demi
Shpenzimi i shumicës së kohës në punë po ju shkakton zbrazëti në jetën private. Nuk mund të prisni që i dashuri juaj të tregohet i durueshëm derisa ju kaloni gjithë kohën në zyrë. Nuk ka rëndësi sesa glamuroze është puna juaj, duhet të ndani kohë për lidhjen. Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë duhet të bëni pak pushim. Partneri juaj e meriton që ta çmoni, sepse deri më tani jeni treguar shumë jo i drejtë.
Binjakët
Mos i kushtoni shumë rëndësi avancimit të edukimit tuaj. Jeni shumë inteligjent dhe mund të shkoni larg vetëm me aftësi vetjake. Disa kolegë tuaj do të dyshojnë në aftësitë tuaja, derisa t’ju njohin më mirë. Nuk jeni të vetmit që jeni mirë të informuar, por jeni ekstremisht inovativ. Nëse i shfrytëzoni metodat tuaja do të përfitoni shumë edhe njerëzit do të befasohen me aftësitë tuaja. Mund të ishit një mentor i mrekullueshëm sepse jeni gjithmonë entuziast dhe inkurajues.
Gaforrja
Keni kujdes me kartelën e bankës ose mund të pësoni. Edhe një person shumë efikas si ju mund të bëjë gabime. Është e kuptueshme që jeni të preokupuar sepse në mendje keni dashurinë. Mënyra më e mirë që të përfitoni emocionet e tij është të vazhdoni përpjekjet. Shtiruni sikur nuk keni interesim për opinionet e tij. Mos e pranoni ftesën e parë për takim.
Luani
Do të mbeteni pa fjalë kur të merrni një informatë jo të mirë për të kaluarën e partnerit. Keni menduar se dini gjithçka për një mik të ngushtë, shok ose koleg pune. Por tani do të merrni një mësim për psikologjinë njerëzore. Gjithkush ka sekrete, duke ju përfshirë edhe juve. Kohëve të fundit jeni befasuar me ndjenjat e fuqishme që keni për një person të afërt. Nëse jeni beqar prisni pak para se të merrni ndonjë hap. Nëse jeni në lidhje mos rrezikoni për një qejf të çmendur.
Virgjëresha
Është e vështirë të gjeni një punë stabile. Jeni lodhur duke qenë të pavlerësuar dhe papaguar. Për fat të keq, vendet e punës që i dëshironi nuk janë në dispozicion. Do të ishte mirë nëse filloni të angazhoheni në ndonjë organizatë vullnetare. Duke dëshmuar që jeni punëtor të përkushtuar, shpejt do të fitoni një pozitë që paguhet. Është mirë që të dëgjoni më shumë sesa të flisni. Kjo do t’ju japë mundësi që të merrni informata të duhura për dobësitë dhe pikat e forta të shefit tuaj të ardhshëm.
Peshorja
Po ndiheni të vetmuar dhe izoluar. Ndoshta sepse personi që po dashuroni nuk po ua kthen në të njëjtën mënyrë. Në vend që të prisni ndonjë hap të tij, orientoni energjinë në punë. Mund të angazhoheni në një hulumtim që do të sjellë përfitime të mëdha. Do t’ju duhet të punoni më shumë sesa që keni menduar, por do të ju shpërblehet. Jeni lodhur duke u shtrirë në shtrat e duke u pyetur për të ardhmen e lidhjes suaj. Është koha t’u jepni përparësi interesave të punës.
Akrepi
Përveçse do t’ju shkaktojë shumë telashe, një nga anëtarët e familjes suaj do të shndërrohet në armikun tuaj më të keq. Ai po vazhdon të shkatërrojë jetën e tij me vendime dhe sjellje të këqija. Mos ia paguani faturat dhe mos u kërkoni falje njerëzve që ai po i ofendon. Keni gjëra më të mira për të bërë. Nganjëherë duhet të lini anash të tjerët dhe të kujdeseni për dëshirat tuaja. Mos u brengos se çka do të mendojnë të tjerët për këtë sjellje.
Shigjetari
Anulimi i një takimi do t’ju japë mundësinë që të pushoni gjatë gjithë ditës. Do të ishte mirë që të shtyni disa punë për ditët e ardhshme të javës, në mënyrë që të krijoni pak hapësirë për veten. Nëse ka diçka që nuk ju pëlqen, është të nguteni për të marrë vendime. Mos u ngutni të nënshkruani një kontratë ose do të futeni në një punë që ju shpenzon para dhe energji. Prisni për diçka më të mirë, edhe nëse nuk shihni perspektivë në horizont.
Bricjapi
Një projekt fitimprurës po ju sfidon por është më mirë të ruani paratë të siguruara në bankë. Jeni tip që keni nevojë që të ndjeni siguri. Shmangni daljet me miq. Do të kaloni kohë shumë më të mirë nëse dilni në darkë me të dashurin tuaj, sidomos nëse jeni duke përgatitur ushqimin vetë. Gatimi është një sfidë që do të zgjojë edhe anën tuaj sensuale.
Ujori
Tendencat e gabuara po ju shkaktojnë telashe. Duhet të mbani sytë hapur, sidomos sa i përket punës. Shefi juaj po përpiqet të vendosë nëse do t’ju japë përparësi. Nëse filloni të kujdeseni më shumë për punën, do ta tejkaloni një rival. A jeni duke kërkuar një pozitë tjetër pune? Tregoni aftësitë tuaja praktike, në vend të atyre kreative. Tani për tani punëdhënësit janë duke kërkuar kandidat që mund të zhvillojnë projekte me kohë dhe me buxhetin e duhur. Artistët nuk janë shumë të vlerësuar.
Peshqit
Duhet të tregoheni realist për pritjet që keni për të ardhmen. Derisa të mos mbani trajnime të avancuara, do të mbeteni në vendin që keni qenë. Kthimi në klasë mësimi nuk është diçka që ju pëlqen shumë. Më me qejf do të dilnit që të hani ose për të punuar. Por nëse avanconi arsimimin tuaj do të fitoni ndonjë punë më të mirë. Keni mjaft kohë që të studioni dhe kjo do të jetë një sakrificë e vlefshme. Konsideroni se po bëni diçka të madhe për veten.

















