

Dashi
21.03-20.04
Puna juaj karakterizohet nga kujdesi dhe vlerësimi. Njerëzit mund të mbështeten tek ju për të arritur rezultate perfekte. Kjo është arsyeja pse duhet të paguheni më shumë për shërbimet tuaja. Nuk ka arsye pse t’i ulni çmimet për disa produkte superiore. Nëse punoni vetë, përfitoni nga rasti t’i ngrini tarifat. Jeni të punësuar në ndonjë kompani? Përfitoni nga rasti të kërkoni rritje page.
Demi
21.04-20.05
Mos i bëni vetes shumë presion kur planifikoni ndonjë festë apo takim romantik. Edhe pse është e kuptueshme që dëshironi që gjërat të shkojnë ngadalë, nuk mund ta kontrolloni secilin aspekt të kësaj ngjarjeje. Në një pikë, duhet të uleni, të relaksoheni dhe të shijoni çfarëdo që vjen. Kur keni një qëndrim më zemërgjerë ndaj gjërave do ta keni më lehtë ta shijoni një rast të veçantë. Kur gjërat shkojnë gabim, pushoni dhe qeshni.
Binjakët
21.05-20.06
Nëse e shpëtoni një të afërm do të forconi raportet familjare. Jeni shumë të mirë në vërejtjen e detajeve të vogla. Gjetja e mënyrës së duhur për t’u kujdesur do të ketë shumë rëndësi për familjarët. Mund të keni pasur dallime në të kaluarën, por së fundi keni kaluar shumë kohë të mirë së bashku. Shmangni temat e ndjeshme si religjioni dhe politika. Nëse gjeneroni energji pozitive do ta keni më lehtë në një situatë sfiduese.
Gaforrja
21.06-20.07
Nuk keni interes të fantazoni shumë. Më me dëshirë do ta kalonit kohën në çështje praktike. Nëse vazhdoni të përballeni me të njëjtin problem, duhet ta gjeni një zgjidhje. Do t’ju duhet të provoni disa herë për ta larguar këtë pengesë, kështu që kini kujdes. Kur flisni me njerëz që e kanë nivelin tuaj të organizimit do të jeni shumë efektiv. Kur i kuptoni mirë të gjitha gjërat e punës, është më e lehtë t’i bëni riparimet. Tregohuni të respektueshëm ndaj të gjithëve.
Luani
21.07-20.08
Bëhuni më të qartë sa u përket financave. Para se të hyni në ndonjë marrëveshje biznesi, shkruani në letër. Kur jeni duke vepruar në rrethana të paqarta, adresoni ato. Kur bëni pyetje dhe jeni insistues do ta keni më të lehtë në këtë raport. Dikush që krenohet se ka qenë negociator i mirë do t’ju trajtojë me shumë respekt. Nuk keni qëllim ta humbni pushtetin. Është më mirë të tregoheni të vështirë sesa të përshtateni.
Virgjëresha
21.08-20.09
Jeni shumë pranues ndaj nevojave të të tjerëve. Tani është koha të tregoheni të mirë me veten. Ndani kohë nga orari i ngarkuar që të pushoni, relaksoheni dhe shijoni aktivitetet e preferuara. Lexoni ndonjë libër, bëni ndonjë banjë të ngrohtë, shëtisni në natyrë sepse do të ndiheni shumë më mirë. Nëse familja guxon të ankohet se është neglizhuar, tregohuni të drejtpërdrejtë. Mënyra e vetme për t’iu përshtatur nevojave të tyre është që ta trajtoni fillimisht veten.
Peshorja
21.09-20.10
Puna prapa skenave do t’jua mundësojë të fokusoheni në një detyrë të rëndësishme. Është vështirë të merreni me detaje të vogla kur jeni në qendër të vëmendjes. Lëreni një të afërm apo koleg të merret me marrëdhëniet me publikun derisa ju merreni me detyra praktike. Nëse nuk jeni të kënaqur me mënyrën sesi e ka kryer dikush një punë, bëjeni vetë. Rezultati do të jetë shumë më mbresëlënës.
Akrepi
21.10-20.11
Ndihmojini një miku, sepse do të ndiheni të përmbushur. Jeni në gjendje të shkoni shumë larg për një person të dashur që ka telashe shëndetësore. Duke i dhënë këtij personi ndihmën që ka nevojë, edhe kualiteti i jetës së tij do të përmirësohet shpejt. Ju keni një motiv personal në këtë rast. Në të kaluarën jeni detyruar të jetoni me pak burime financiare. Tani jeni në pozitë që ta mbroni dikë që ndodhet në situatë të ngjashme.
Shigjetari
21.11-20.12
Njerëzit me të cilët bashkëpunoni në jetën profesionale janë të mirë, por edhe kritikë. Ata do të ndihen të mahnitur nëse ju shohin sesi silleni në jetën private. Kur jeni me miqtë dhe familjarët ju jeni shumë të thjeshtë. Qeshni shumë edhe me veten edhe me të tjerët. Aftësia për t’i dhënë vetes kënaqësi në jetën familjare jua përmirëson edhe performancën në punë. Edhe pse dëshironi aprovimin e të tjerëve ju e keni qëllim të bëni punë të mirë.
Bricjapi
21.12-20.01
Njohuritë tuaja impresive sikurse edhe përvoja, ju bëjnë figurë të popullarizuar. Të gjithë kanë dëshirë të zënë hapin tuaj. Edhe pse ju duket argëtuese gjithë kjo vëmendje, për ju është e rëndësishme të zgjidhni mundësitë që ju përshtaten më shumë. S’ka rëndësi a dëshironi të jepni mësim, të udhëtoni për punë apo të bëheni autor i kompletuar, ju jeni të lirë të zgjidhni. Pranimi i një ofertë pune nga një kompani glamuroze do të jetë prestigj, por nuk do të avancojë interesat tuaj.
Ujori
21.01-20.02
Nëse nuk keni sigurim, është koha e duhur ta siguroni një policë. Mbroni gjithçka që keni fituar, sepse do të ndieni qetësi. Ka gjëra shumë më glamuroze, por kjo është ajo që do t’jua lehtësojë një situatë të vështirë. Bëni hulumtime sa u përket policave që ju përshtaten më së miri. Mos pranoni sugjerime të rastit. Mund të befasoheni të zbuloni se do të gjeni metoda të mira që nuk kushtojnë shumë.
Peshqit
21.02-20.03
Një partner që punon shumë dhe është efikas po përpiqet t’ju ndihmojë. Dëgjoni me kujdes këshillat e tij kurdo që ju ofron ndihmë. Jeni shumë kreativ, por nganjëherë edhe jopraktik. Nëse duhet ta kryeni një detyrë të komplikuar, rezistoni idesë që të veproni mbi instinktin. Bëjeni një plan të lojës, sepse do të kurseni kohë, para dhe gjithçka tjetër. Po ashtu do të mundë të kryeni këtë punë në kohë rekorde./koha.net

















