Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 14 tetor 2017

Horoskopi i datës 14 tetor 2017
Dashi- 21.03-20.04

Ju pëlqen të luani lojën e shurdhmemecit kur dikush përpiqet t’ju fusë në kurth. Në momentin e fundit, do të ekspozoni këtë manipulator. Nëse ka diçka që s’mund ta duroni, janë gënjeshtrat. Gjithmonë keni qasje direkte ndaj gjithçka, duke nisur nga biznesi e deri te romanca. Lejoni të tjerëve të dinë se çfarë po ndodh. Do t’i kurseni shumë para një personi të besueshëm. Mbase është e nevojshme të plotësoni një raport policie.

Demi- 21.04-20.05

Stabiliteti është prioriteti juaj kryesor. Për fat të keq, faturat e shumta që keni po ua pamundësojnë të kurseni para. Do t’ju duhet të bëni shkurtime buxhetore. Për fat të mirë, një marrëveshje sfiduese pune është në horizont. Ky do të jetë shansi juaj të kapitalizoni talentin kreativ. Nëse e bëni punën mirë, do të keni shumë mundësi më të mëdha dhe më të mira. Papritur, shpenzimet e jetesës nuk do të ju duken të papërballueshme.

Binjakët- 21.05-20.06

Jeni shumë të entuziazmuar që do të dilni pak nga rutina. Mos e ofendoni një ekspert që e ka specialitet një fushë. Megjithëse njohuria juaj është impresive, dëshironi të futeni edhe nëpër fusha tjera. Mundësia juaj për të studiuar me një person të talentuar duhet të shtyhet përpara. Bashkë me të do të krijoni një raport të mirë. Nëse jeni beqar, rezistoni idesë që të përfshiheni në lidhje me të, derisa të mos i përfundoni punët.

Gaforrja- 21.06-20.07

Kohët e fundit keni qenë të përfshirë në një projekt shumë kërkues. Thjesht, nuk duhet të lejoni që gjithë energjia juaj të shkojë në projektet e punës. Jepni vetes mundësinë që të pushoni. Kolegët mund të flasin pak për ngadalësimin e ritmit tuaj, por kjo ndodh vetëm sepse deri më tani keni kryer punë të mëdha. Është koha që edhe atyre t’ua lejoni që t’i kryejnë vetë punët e tyre. Pushoni pak, lexoni ndonjë libër për qejfi ose dëgjoni pak muzikë.

Luani- 21.07-20.08

Jeni në gjendje të duroni ambientin e papërshtatshëm për hir të stimulimit intelektual. Nëse një mik ju fton për një aventurë të pazakonshme, mos e refuzoni. Mos u brengosni për punët e vogla që do t’ju dalin. Do të keni kohë për t’u marrë me këtë punë më vonë, kur të ndiheni më të freskët. Po kërkoni dashurinë? Mos u përfshini në romancë me një rebel të pamatur emocionalisht.

Virgjëresha- 21.08-20.09

Keni vullnet të bëni sakrifica për hir të karrierës. Mbase duhet të shtyni një romancë serioze për shkak të suksesit. Fatkeqësisht, nuk mund ta neglizhoni familjen tuaj. Duhet të ndani kohë nga orari juaj i ngjeshur, për të dashurit dhe të afërmit tuaj. Pa mbështetjen e tyre do ta keni vështir t’i përmbushni qëllimet. Ju këshillohet të shkoni në një festë ribashkimi. Do të kaloni shumë më mirë se që e prisni teksa ktheni disa kujtime të vjetra.

Peshorja- 21.09-20.10

Mos keni frikë të sfidoni një besim popullor. Është mirë të ofroni një pikëvështrim tjetër për komunitetin tuaj. Preferoni të gjykoni njerëzit në kontekstin e karakterit të tyre, në vend se të merrni parasysh gjërat e jashtme. Fqinjët tuaj do të kenë vullnet të ndjekin shembullin tuaj. Shumë shpesh ju jeni personi i guximshëm që shtyn gjërat tutje. Është mirë të jeni forca e harmonisë në lagjen tuaj.

Akrepi- 21.10-20.11

Ju pëlqen që dikush të dashurohet kokë e këmbë me ju. Por kjo nuk është e drejtë. Nuk mund të jeni kaq egoist për arritjen e qëllimeve tuaja. Nëse jeni në lidhje serioze me partnerin, është mirë të tregoheni të sinqertë me dikë që po ju simpatizon shumë. Bëjani të qartë se nuk e keni ndërmend të largoheni nga i dashuri. Flirtimet janë argëtuese por mund t’i lëndojnë të tjerët. Mendoni sesi jeni ndjerë kur dikush ua ka thyer zemrën.

Shigjetari- 21.11-20.12

Kaloni më shumë kohë me mikun e ngushtë sepse kështu do të mbushni bateritë. Kohëve të fundit, jeni ndjerë sikur keni pasur barrën e gjithë botës. Mos shkoni kudo që dikush ju thërret. Është mirë të bëni disa rregulla. Merrni shembull nga miqtë e shenjës së Luanit. Kur veproni si serioz, edhe trajtimi do të jetë i tillë. Megjithëse nuk ju pëlqen të tregoheni mendjemëdhenj, nganjëherë është mënyra e vetme për të fituar respektin që ju duhet.

Bricjapi- 21.12-20.01

Jeni të lumtur kur jeni të angazhuar. Do ta keni vështirë të merrni ndihmë nga një agjenci qeveritare. Duhet t’i telefoni zyrtarët e njëjtë gjatë gjithë kohës para se të merrni një leje që ju duhet. Për fat të mirë, jeni shumë të durueshëm. Do të ju duhet të kërkoni emrat e njerëzve dhe të mbani shënime gjithë kohën. Kur keni informata të detajizuara, do ta keni më të lehtë të arrini rezultatet e dëshirueshme. Lejojeni partnerin t’ju përkëdhel pas një dite të lodhshme.

Ujori- 21.01-20.02

Ana juaj romantike po del në pah dhe kjo për shkak të partnerit. Është mirë të bashkoni dëshirat në një mbrëmje intime. Nëse jeni beqar, do të mund ta takoni një person të veçantë në një organizatë fetare, edukative apo kulturore. Rezistoni idesë për të bërë hapin e parë. Është më mirë të prisni që t’ju qaset simpatia juaj. Karizma juaj është shumë e fortë. Shfrytëzojeni për të intriguar të tjerët.

Peshqit- 21.02-20.03

Lidhjet familjare janë shumë të rëndësishme. Nëse jeni larg nga të dashurit tuaj, është mirë të krijoni një rrjet përkrahës. Njoftohuni me fqinjët tuaj. Krijoni miqësi me kolegët. Mësoni emrat e shitësve dhe figurave publike që keni përreth. Sa më shumë që e zgjeroni rrethin shoqëror, aq më të kënaqur do të jeni. Keni tendencë të ikni kur jeta bëhet e vështirë. Do të jetë më lehtë të ikni kur jeni pjesë integrale e një komuniteti.