Hapet ambasada Japoneze në Tiranë, zbulohet dhurata e veçantë për qeverinë shqiptare
Dritare.net
Deklaratë për shtyp nga Zyra e Kryeministrit dhe Ambasada Japoneze në Tiranë
129 automjete Japoneze të gjeneratës së re Grant siguruar nga Qeveria japoneze
Qeveria Shqiptare dëshiron të falënderojë Qeverinë Japoneze për dhurimin e 129 automjeteve të prodhimit më të fundit japonez. Ky donacion u mundësua nëpërmjet një granti mjaft bujar prej 500 milionë YEN ose 4.6 milionë dollarë për qeverinë shqiptare, grant i cili u miratua nëpërmjet marrëveshjes dypalëshe të nënshkruar më 29 korrik 2015. Qëllimi i këtij donacioni bujar është reduktimi i ndotjes së mjedisit dhe reduktimi i emetimit të ajrit që shkakton efektin serë (GHG), duke promovuar në këtë mënyrë automjetet e gjeneratës së ardhshme ʺmiqësor ndaj mjedisitʺ të prodhuara në Japoni. Këto automjete do të përdoren për të rritur ndërgjegjësimin në institucionet publike dhe shtetërore, si dhe për përmirësimin e cilësisë dhe performancës mjedisore.
Vëmendja gjithnjë e në rritje ndaj vendin tonë, nga qeveria japoneze, bëri që Shqipëria të përzgjidhej si një nga vendet përfituese nga Ndihma e Granteve japoneze si mbështetje buxhetore (NPGA) e dedikuar për mbrojtjen e mjedisit. Në ceremoninë e këtij donacioni morën pjesë Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministri i shtetit japonez për Punë të Jashtme, Nobuo Kishi, i cili përmendi dhe theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera gjithnjë e në rritje midis dy vendeve tona. Ministri Bushati shprehu mirënjohjen e tij për Sistemin Japonez të Bashkëpunimit Ndërkombëtar JICS, për punën e palodhur gjatë gjithë procesit të zbatimit të projektit dhe shpërndarjen e suksesshme dhe efektive të makinave në destinacion. Makinat do të përdoren për përdorim publik, sipas nevojave të sektorit publik. Projekti do të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve publike, optimizimin e shërbimeve mbështetëse administrative të institucioneve shtetërore, në rritjen e lëvizshmërisë së sektorit publik për monitorimin dhe zbatimin e planeve të rehabilitimit të zonave të shkatërruara nga mjedisi, rritjen e kapaciteteve për mbrojtjen e mjedisit, si dhe reduktimin e ndotjes së ajrit.