Na ndiqni edhe në

Emisionet

Gratë në këto video janë viktima! Zhaklin Lekatari: Po bëhet një linçim publik i pameritur!

Gratë në këto video janë viktima! Zhaklin Lekatari: Po

Aktivistja Zhaklin Lekatari ka reaguar për videot intime që po qarkullojnë në rrjetet sociale. Ajo thotë se shoqëria po e trajton ngjarjen në mënyrë vuajeriste, në vend që të pyesë kush i xhiroi dhe kush i shpërndau.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin "Intervista e ditës" në Dritare TV, Lekatari tha se i vjen shumë keq për të gjithë personat e përfshirë, sidomos për gratë. Sipas saj, publiku po merret me detaje dhe me identitetin e tyre, duke gjykuar kryesisht gruan.

"Po bëhet një linçim edhe një gjyq publik," u shpreh ajo.

Lekatari theksoi se problemi nuk është jeta intime e disa të rriturve, por mënyra si dolën videot. "Seksi në këtë histori nuk është lajmi. Lajmi është kush i ka xhiruar videot, pse i ka ruajtur, kush i ka shpërndarë dhe kush po i shpërndan ende," tha ajo. Sipas aktivistes, duhet parë nëse ka pasur shantazh, kërcënim apo hakim dhe kush po fiton para nga shpërndarja.

Ajo shtoi se fokusi i qytetarëve duhet të jetë te skandalet në institucionet e shtetit, jo te jeta private e figurave publike. "Nuk mendoj që e ardhmja e Shqipërisë varet nga dhoma e gjumit e këtyre personazheve," deklaroi Lekatari.

Aktivistja u bëri thirrje edhe viktimave që t'u drejtohen organeve të drejtësisë dhe publikut që të mos i shpërndajë videot. Sipas saj, çdo shpërndarje e re e thellon dëmin. "Po të kishim secili një kamerë të fshehur, nuk e di nëse do ishim kaq perfektë sa pretendojmë," tha ajo, duke shtuar se të gjithë kanë të drejtë për jetën e tyre private./dritare.net